Socialistët e Finiqit: Rilindja e shkërmoqi PS në minoritet

520
Sigal

Socialistët e bashkisë minoritare në Finiq: Edi Rama shkërmoqi partinë socialiste në minoritet

Pas “tabelave” rebelohen socialistët e bashkisë minoritare të Finiqit me një reagim të ashpër ndaj kreut të PS-së dhe njëherazi kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama. Shkak ka qenë lënia si zonë e lirë për kandidim në këtë bashki për kreun e pushtetit lokal për forcën politike MEGA, forcë e cila ditën e djeshme në mbledhjen e kryesisë së saj ka shpallur si kandidat kreun e saj, zotin Kristaq Kiço. Kjo nuk është pritur mirë nga socialistët e kësaj bashkie. Intelektualë, partiakë dhe qytetarë janë shprehur për gazetën “Telegraf” se kjo është shkatërrim i PS-së në minoritet dhe Edi Rama po e çon PS-në për skrap, apo në landfill për të ri pjellë “Rilindje”. Përmendim se në bashkinë minoritare të Finiqit forcë e parë politike është PS-ja me 60% të elektoratit dhe këtë e tregojnë rezultatet e votimeve në vite. Socialistët minoritarë nuk e kanë braktisur PS-në edhe në ditët më të vështira të saja në jetën politiko-sociale që ka kaluar vendi në këto 30 vite tranzicion, atëherë si Edi Rama na tradhton dhe na shkatërron? -thonë të indinjuar socialistët e Finiqit. Ata nuk e pranojnë kandidaturën e MEGAS-s, jo si person, por si forcë politike, pasi kjo forcë, -thonë ata , nuk është parti, por fraksion i OMONIA-s dhe lindi si e djathtë ekstreme, papritmas del e majtë ekstreme në dy kandidaturat e fundit elektorale të pushtetit lokal dhe qendror. Ç’po ndodh në fakt sipas logjikës shprehëse të socialistëve minoritarë? Ata thonë se ndjehen të nëpërkëmbur si nga shteti grek që u thotë pse me PS e PD, por edhe nga këto mikroforca politike që i shkaktojnë këto reagime dhe më e keqja edhe qëndrimi i Edi Ramës, qëndrim që sipas socialistve të minoritetit grek në Finiq, është servil dhe jargavitës, hipokrit dhe i pabesë ndaj minoritetit grek dhe vetë Partisë Socialiste. Socialistët e minoritetit grek në Finiq i bëjnë thirrje Edi Ramës si kryetar i PS-së mos të bëjë lodra të tilla, po të respektojë verdiktin e bazës socialiste të minoritetit, pasi do ndëshkohet rëndë me votë dhe përgjegjësia është e tij dhe jo e socialistve. Sot rrimë të heshtur në papajtueshmëri, -shprehen socialistët e Finiqit, – por nesër do të jetë reagim me votë kundër dhe hapur për ta ndëshkuar si na ndëshkoi, dhe kjo nuk është shaka, por do provohet e vërteta. Ky rebelim socialist i minoritetit vjen pasi ata nuk pranojnë kandidatura që janë në minorancë, pasi kanë provuar se janë mbi 60% e elektoratit dhe kanë shumë intelektualë që nuk kanë preferuar lëvizjen dhe emigracionin, por prej vitesh japin kontributin politik dhe adminstrativ në shtetin shqiptar. Rama duhet të rishikojë kandidimin në minoritet, përndryshe do ndëshkohet me votë kundër, -përfundojnë shumë socialistë minoritarë në prononcimin për gazetën”Telegraf”. Nga Agron MEMA