Socialistët e bazës të  zhgënjyer  nga qeveria e Rilindjes.

328
Sigal

Asambleja Socialiste që pritet të mbidhet brënda muajit korrik do të bëjë “kurban” drejtues të rëndsishëm të strukturave partiake dhe ministra të qeverisë të përfolur për korrupsion dhe lidhje me krimin. Ja prapaskenat

 Figura të rëndësishme dhe ministrat që do të bëhen “kurban”

 Është e qartë, se socialistët janë zhgënjyer nga qeverisja e Rilindjes, e cila ka dështuar  në të gjitha premtimet që ka dhënë, për punësime të reja, për rritjen e mirëqënies, për reforma integruese dhe reformë në Drejtësi.  Socialistët i kthyen shpinën  PS-së në zgjedhjet  moniste të 30 qershorit, ku numri i votuesve nuk i kaloi as 10 %, ndërkohë kandidatët e vetëm për kryebashkiakë, nuk i votuan as nëpunësit e shtetit, të cilët votuan nën kërcënimet e pushimeve nga puna. Korrupsioni galopant dhe i pandëshkuar, emigrimi masiv i shqiptarëve, të cilët shpresëhumbur  nuk munden as të mbijetojnë më në Shqipëri, janë ndër shkaqet kryesore, pse as socialistët nuk e japin më votën  nw PS-së.

 Prapaskenat: Faji  t’u hidhet “peshqve të vegjël”,  jo kryeministrit

Kryeministri Rama,  i cili është përgjegjësi kryesor i zhgënjimit të socialistëve nga qeverisja e Rilindjes, punon në prapaskena, që përgjegjësinë, fajet dhe pasojat t’ua shkarkojë “peshqve” të vegjël, duke u munduar që të ruajë për veten e vet imazhin e liderit të pagabuar. Kështu, deklarata e Damian Gjiknurit dhënë për mediat e Vlorës,  kaloi pa rënë shumë në sy, por ajo kishte një frazë që kërkon vëmendje nga vëzhguesit e politikës. “PS-ja ka organizim ndryshe nga disa parti të tjera. Fushata këtë radhë ka vështirësitë e saj, se jemi në vitin e 8 të pushtetit, por në Vlorë kemi krenari, se kemi bërë shumë gjëra. Unë dua të them, se pavarësisht se jam këtu, mund ta mbaroj edhe karrierën time politike”. Një paralajmërim se ai, një drejtues i njohur politik mund të përfundojë karrierën politike, duket edhe sinjal, që ky zhvillim mund të jetë një reaksion zinxhir, që mund të përfshijë partinë në pushtet. Sekretari organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi deklaroi dje, se në fund të korrikut,  kjo parti do të zgjedhë nga e para komplet kupolën e saj. Që i bie, Sekretari i Përgjithshëm,  domethënë, do bëjnë “kurban” edhe Taulant Ballën, ndërkohë,  që tha se në muajin shtator, priten edhe ndryshimet në qeveri.

Ministrat “kurbanë”

Shumë ministra nuk mundën që të ishin protagonistë në krizat e mëdha që shkaktoi keqqeverisja. Kështu, zëvendëskryeministri  Braçe, nuk u ngrit dot në lartësinë e detyrës, nuk koordinoi dot as punët midis ministrive, ekonomia dhe financat hapën gropa të mëdha në buxhet, ndërkohë që borxhi po rritet gjeometrikisht, ndaj kryeministri  mendon ta zëvendësojë. Ministrja Shahini dështoi tërësisht, dhe mund të jetë e para, që do largohet. Gjithashtu, përflitet edhe largimi i ministrit Majko, derisa emigrantët nuk kanë më asnjë besim tek Rilindja. Ministri Lleshaj, është ndër ministrat që ka përgjegjësinë më të madhe, me qëndrimet e tij ekstreme të dhunës, ministri Shalsi, i cili ende nuk ka përgatitur asnjë projektligj, duke mos e kuptuar as ai se çfarë pune bën në qeveri. Ministrja e Drejtësisë Gjoni, nuk është ndier fare për rolin që duhet të kishte në Drejtësi, dhe ministrja Balluku, e përfolur shumë  nga opozita për akuza dhe afera të shumta në tendera.  Po sa do të jetë i thellë ky ndryshim fytyrash  në kupolën drejtuese?  Ndoshta, duke bërë “kurban” disa drejtues dhe ministra, kryeministri Rama, do të mundohet që mbi ata të hedhë gjithë  mëkatet politike, dështimet e reformave dhe fajin e keqqeverisjes  së qeverisë.