Skandali në sondazhin e Opinion, Vasili: Vjedhja si sëmundje pa shërim e rilindjes së Edi Ramës

398
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me skandalin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në sondazhin e zhvilluar nga emisioni Opinion.

Vasili ka thënë se vjedhja është kthyer në një sëmundje pa shërim për rilindjen e Kryeministrit Rama, ku edhe mbrëmjen e djeshme vodhi 89% të votave online.

Vlen për t’u kujtuar që ministrat e kabinetit Rama 2, rezultuan të kishin manipuluar rezultatin e sondazhit të zhvilluar në Facebook.

POSTIMI:

Vjedhja si sëmundje pa shërim e rilindjes se Edi Ramës grabiti 89% të votave!

Dje egërsisë hajdutërore të rilindjes nuk i shpëtoi dot asnjë sondazh më se i zakonshëm i kryer në emisionin Opinion lidhur me qeverinë e Edi Ramës dhe bashibozuket ministra të tij.

Histeria hajdutërore e ministrave të rilindjes vodhi e manipuloi rreth 89% të votave të cilat rezultuan të gënjeshtërta, të blera, të manipuluara.

Nga 348 712 vota rezultonin të blera dhe të manipuluara plot 307864 vota.

Rilindja grabit gjithçka që i del përpara.

Kushdo me dy para mend do të mendonte se Edi Rama do ti zbonte nga qeveria këta manipulatorë dhe hajdutë të opinionit publik ashtu siç janë edhe të parave publike.

Por jo jo, ai është i lumtur se ata janë siç i do ai: edhe hajdutë kolosalë edhe të paturp.

Shikojini edhe një here shifrat në emisionin Opinion.