Skandali në AKBN / Arrestohet ish drejtori I OST-së Klodian Gradeci. Fallsifikoi faturat e naftës duke grabitur rreth 2 miliard lekë

71

Policia e Tiranës ka arrestuar për shpërdorim detyre, ish-drejtorin e Hidrokarbureve në AKBN, Klodian Gradeci. Gradeci ishte shpallur në kërkim për korrupsion, ndërsa mësohet se është arrestuar në Rinas, teksa po kthehej nga Turqia. “Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza”, i finalizuar më datë 06.10.2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Klodian  Gradeci 45 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.”, -njofton policia.  Klodian Gradeci dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 1.5 milionë dollarësh. Gradeci është shpallur në kërkim si pjesë e  grupit të zyrtarëve të AKBN-së në skemën e mashtrimit të puseve të naftës.

6 zyrtarë të AKBN-së certifikuan punimet false në puset e naftës të dy biznesmenëve

Në këtë skemë mashtrimi janë implikuar biznesmenë të njohur nafte si Naim Kasa dhe Isuf Berberi, ndërsa të përfshirë janë dhe zyrtarë të Agjensisë së Kombëtare të Burimeve Natyrore. Ja emrat dhe skema e mashtrimit se si zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore në bashkëpunim me dy biznesmenë i shkaktuan shtetit një dëm prej 2 mln dollarë. Në pranga kanë rënë punonjësit Arben Doda, Simon Marku, Qano Hoxhaj, D.D, teksa është lënë në arrest shtëpie Rezarta Sulejmani. Gjithashtu është arrestuar edhe Naim Kasa, biznesmeni në fushën e hidrokarbureve. Ndërkohë janë shpallur në kërkim biznesmeni i hidrokarbureve Isuf Berberi, aksioner edhe i kompanisë ‘Fufarma’. Gradeci, ish-drejtori OST-së në Tiranë, më herët mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbureve AKBN-së, në janar 2019 ka dhënë dorëheqjen nga posti Drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, pas skandalit me firmën “DH Albania”, ku i kishte dhënë kësaj kompanie një tender me vlerë 18 milionë euro. Pas hetimeve ka rezultuar se kompania “Phoenix Petroleum” e cila është në pronësi të dy biznesmenëve Isuf Berberit (në kërkim) dhe Naim Kasa (i arrestuar) kanë marrë në shfrytëzim disa puse nafte, por nuk ka kanë kryer investimet e detyrueshme. Ata i kanë dorëzuar AKBN-së  8 fatura të falsifikuara, sikur kanë kryer punimet nga kompania amerikane “Black Swan Energy Service”. Për pasojë në hetime janë përfshirë edhe autoritetet amerikane. Vlera e këtyre faturave shkon në 1. 299.000 USD. Të arrestuarit dhe rolet e tyre: Arben Doda, inspektor Tatimesh, nën akuzë për mos kryerje të detyrës, Simon Marku, inspektor i Tatimeve, nën akuzë për mos kryerje të detyrës, Qano Hoxhaj, inspektor i AKBN-së, nën akuzë për shpërdorim detyre, D.D, drejtor i Ekonomisë në AKBN, nën akuzë për shpërdorim detyre, Naim Kasa, biznesmen në fushën e hidrokarbureve. Në kërkim Biznesmeni Isuf Berberi, aksioner i kompanisë ‘Fufarma’. Në arrest shtëpie  Rezarta Sulejmani.