Skandali/ Ministria e Brendshme shpërfill kultet fetare

478
Sigal

Interesat qeveritare nuk duhet të prekin harmoninë fetare. Nga minarja e xhamisë, agjentët e fshehtë dhe snajperë, filmojnë dhe mbajnë nën vëzhgim protestuesit. Të infiltruarit e policisë provokojnë qëllimisht uniformat blu

Skandali e Ministrisë së Lleshit: Përdor kultet fetare që t’iu shërbejnë interesave të qeverisë

 Nga minarja e xhamisë, agjentët e fshehtë filmojnë protestuesit

Jakup B. GJOÇA

Në protestën e djeshme, policia e Shtetit nuk përdori kundër protestuesve gaz helmues luftarak, siç kishte bërë në protestat e ditëve të mëparshme, mirëpo, edhe dje veprimet e policisë së Shtetit kundër protestuesve shkaktuan një skandal. Në kundërshtim të plotë me ligjin, me urdhër të ministrit të Brendshëm dhe të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhjetëra agjentë të policisë, me rroba civile “pushtuan” xhaminë e madhe, e cila ende është në ndërtim dhe që andej ata kanë survejuar protestuesit, me kamera dhe aparate të tjera përgjimi dhe filmimi, thua se drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit nuk iu mjaftuan dhjetëra kamera të teknologjisë më të përparuar, që u vendosën kudo, në rrugët përpara Kuvendit, të cilat kanë filmuar gjithçka. Madje, po dje pati denoncime, se policë të veshur me rroba civile kanë tentuar të provokojnë dhunë kundër policisë së Shtetit, siç ndodhi në 16 shkurt, për t’i dhënë paskëtaj shkak policisë që të përdorte, siç përdori edhe gazin helmues, me qëllim shpërndarjen e protestuesve, dhe aspak mbrojtjen e institucioneve nga dhuna, derisa protesta ishte paqësore. Policët, duke shkelur në mjediset e xhamisë në ndërtim, së pari, kanë shkelur ligjin mbi të drejtat e Njeriut, sepse kanë filmuar qytetarë në aktivitete politike. Së dyti, policët kanë shkelur edhe rregullat e sigurisë teknike, sepse nuk kishin asnjë masë mbrojtëse, për të shmangur aksidentet. Së dyti, është e ndaluar me ligj, që policia e Shtetit të shkelë në kultet fetare, e ca më keq, që të përdorë kultet fetare, godinat dhe mjediset e tyre, si mjete për të survejuar qytetarët. Natyrisht, policët “pushtuan” xhaminë në mënyrë paqësore, sepse, ndoshta edhe krerët e Komunitetit Mysliman janë “dorëzuar” përpara presionit të Policisë së Shtetit, ngaqë nuk pati asnjë reagim ndaj këtij skandali. Para pak ditësh, dështoi edhe përpjekja e disa qarqeve të politikës për të manipuluar zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, pasi votuesit, e dhanë votën e tyre duke u bazuar në interesat kombëtare dhe jo të votonin përfaqësuesin dhe zëdhënësin e qarqeve politike të ndikuara nga shtete të tjera ballkanike.

Tritan Shehu: Snajperë në majë të Xhamisë. Dikush të ngrejë zërin!

Institucionet fetare nuk janë mjedise ku shteti mund të vendosë “specialistë” e mjete të sofistikuara për të përgjuar masën e njerëzve, që proteston afër tyre, pikërisht kundër mos respektimit të të drejtave etj, nga qeverisja. Pamjet që duken nga Xhamia pranë Kuvendit gjatë protestës së sotme, flasin vete. Ndërsa disa ditë më parë po kjo Rilindje u akuzua për tentative “futje duarsh” në proceset e votimit pikërisht të Komunitetit Mysliman.