SKANDALI me pagat/ Kë mban Rama me “hatër”? Ja ministri më i paguar, të dhënat do ju surprizojnë

862
Sigal

Pas skandalit me patronazhistët e Partisë Socialiste, ku doli se selia rozë kishte një database me të dhëna specifike për pothuajse të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, këta të fundit morën një tjetër “goditje” sot.

Rrogat dhe vendi ku punojnë 637 mijë shqiptarë, dolën në shesh dhe papritur e papandehur, kushdo di gjithçka për këdo.

Një databazë me të dhënat e disa qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe pagën, u shpërnda masivisisht në Whatsapp.

Kjo është rrjedhja më e madhe e informacionit, pasi bëhet fjalë për të dhëna sensitive. Në listën e pagave janë emrat e shumë biznesmenëve, drejtues kompanishë si dhe persona publik. Në mesin e tyre edhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Pas një hulumtimi të bërë del se ministrat e kabintetit të kryeministrit Edi Rama nuk paguhen njësoj.

Ajo që paguhet më shumë është ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila merr 194.600.00 mijë lekë të vjetra çdo muaj.

Ajo merrte një pagë më të lartë se ajo e ish-zv.kryeministri Erion Braçe. Ky i fundit, i cili tashmë mban vetëm postin e deputetit, paguhej 187.610.00 lekë të vjetra.

Ndërsa të gjithë ministrat e tjerë shënonin në konton e tyre bankare çdo muaj shumën prej 174.760.00 lekë.

Kujtojmë që dokumenti i zbuluar mban të dhënat për pagën e muajit janar të këtij viti.