Skandali i punësimeve në burgje, Ruçi cilëson median si pushteti i ‘tmerrshëm’: S’kemi administratë perfekte

580
Sigal

I pyetur nga mediat për qëndrimin e tij në lidhje me skandalin e bërë publik së fundmi nga VOA për punësimet partiake nëpër burgjet shqiptare, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se ai mendon se ende Shqipëria nuk ka administraën perfekte.

“Ju pushteti i katërt jeni i tmerrshëm”, u shpreh kryetari i Kuvendit të Shqipërisë pas pyetjes së gazetares. Si i komentonte ai faktet e zbuluara së fundmi në lidhje me punësimet në burgjet shqiptare dhe përdorimin e influencës së figurave më të njohura të PS-së.

Ruçi në përgjigjen e tij as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi trafikun e influencës së deputetëve socialistë në punësimet në administratë, rekrutime të cilat sipas kryeministri Rama kryhen vetëm sipas ligjit dhe në bazë të konkurseve.
“Ne ende nuk kemi administratën perfekte”, u shpreh kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kujtojmë se pak ditë më parë Zëri i Amerikës publikoi fakte nga hetimet për ish-drejtoprin e Burgjeve Arben Çuko, se si punësimet në burgje ndikoheshin nga figura të njohura të PS-së dhe se si përdorej trafiku i influencës nga maxhoranca tek drejtorët e emëruar prej saj.