Skandali i m*tit në Ksamil, Rama kërcënon bizneset: Nuk falet më asnjë derdhje ujërash të zeza në bregdet

690
Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar bizneset turitstike të marrin masa që tani për sistemet e ujërave të zeza që ato të mos derdhen në bregdet dhe ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj tyre. Skandali më i fundit i derdhjet së ujërave të zeza ndodhi në Ksamil vitin e kaluar, kur nga pusetat shpërthyen ujëra të zeza që mbuluan rërën dhe detin në mënyrë të frikshme. 
Nga edicioni i 2-të i “Panairit Mesdhetar të Turizmit, Tirana 2018” në Expocity Albania me operatorë turistikë nga i gjithë rajoni i Mesdheut, në prag të sezonit turistik, Rama tha:
“Shqipëria është përgatitur si asnjëherë më parë për të garantuar disa parametra të sezonit turistik, pastërti, siguri etj si dhe festa përtej sezoni, si festa lokale të traditës apo të karakterit historiko-kulturor. Edhe pse është eksperienca e parë ku përfshihen vajza e djem për të ndihmuar në këtë proces, do të përçojmë tek të gjithë ata që vizitojnë Shqipërinë, një energji të shtuar pozitive dhe do të përballim me shumë sukses sfidën e disa problematikave që janë plagë e trashëguar, si pastërtia, siguria, shërbimet; e këtu kam parasysh urgjencat mjekësore apo shërbime të tjera që këtë sezon do të jenë në nivel shumë më të mirë se sezonet e shkuara.
Përsëris mesazhin e ministrit për strukturat pritëse që kanë marrë një lajm shumë të qartë se nuk do të lejojmë dhe do të ndëshkojmë strukturat pritëse në bregdet që derdhin ujërat e zeza në bregdet. Ato duhet të marrin masa për sistemet e duhura të pastrimit dhe për të garantuar atë ç’ka është domosdoshmëri që aktiviteti i tyre të mos kthehet në kosto për imazhin e vendit tonë.
Mbase këtë sezon nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë 100%, por nuk do të tolerohet asnjë, do të rrezikojnë të humbasin të ardhurat e pritshme nga sezoni turistik,” theksoi Rama.
Sigal