Skandali i marrëveshjes detare/ Ekspertët: Agjencia Evropiane e Mjedisit ka hequr detin Jon nga Shqipëria, ia kalon Greqisë. Pse hesht Qeveria?

909
Sigal

Rigers Bakiu, profesor i Universitetit Bujqësor, ka denoncuar një skandal ku është përfshirë drejtpërsëdrejti Agjencia Evropiane e Mjedisit. Kjo e fundit në axhornimin e fundit të hartave të saj, e ka hequr detin Jon nga territori i Shqipërisë dhe ia ka kaluar Greqisë. Profesor Rigels Bakiu lidhur me këtë skandal ka njoftuar edhe Kryeministrinë, pra kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili të paktën publikisht nuk ka reaguar.

Reagimi i Profesor Rigels Bakiut: Një ditë të bukur pranvere merr vesh se Deti Jon nuk e lag më rivierën e bukur të Shqipërisë. Ai zhduket në raportin e fundit mbi Rajonizimin Detar, përgatitur e publikua, në 2017 nga Agjencia Evropiane e Mjedisit. Ju lutem shpërndajeni sa më shumë, sepse kërkohet një sensibilizim mbarëkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Është njoftuar nga unë edhe Kryeministria nëpërmjet Tëitter”, shkruan Bakiu. Skandali vjen në një kohë kur negociatat për caktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë duket se janë bllokuar, ndërsa prej disa ditësh ka lindur një debat lidhur me tabelat dygjuhëshe të vendosura në zonat në jug të vendit, ku si gjuhë e parë është përdorur ajo greke. Tabelat janë hequr nga ARRSH pas denoncimeve dhe reagimeve të shumta publike. Kryeministri Rama deklaroi se këto tabela do të zëvendësohen, pasi të shkruhet toponimet me radhë, e para në gjuhën shqipe dhe pastaj në gjuhën greke.