Skandali i Komitetit Politik Covid-19/ Qeveria, nga paniku i humbjes zgjedhore, bllokon emigrantët të vijnë në Shqipëri për të votuar në 25 prill

180
Sigal

 

Gazeta Telegraf

Nga sot, karantinë dy javore për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia

Dje  Komiteti Teknik të Ekspertëve mori një vendim tejet skandaloz, pas cë cilës fshihet paniku i madh i qeverisë dhe i kryeministrit Edi Rama: Që sot dhe deri në 3 maj 2021 ky komitet i politizuar vendosi që të gjithë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia të izolohen 2 javë në Shqipëri dhe paskëtaj do t’u lejojë të rikthehen përsëri nga erdhën. Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, sqaroi se kjo masë do të jetë në fuqi deri më 3 maj. “Nga dita e nesërme qëndrimi në karantinë dy javore për personat që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia deri më 3 maj. Nxënësit e viteve të parë dhe të dyta që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë edhe mësimin në klasë”, – tha  kryetarja e Komitetit Teknik Rakacolli. Paradoksi është se Komiteti Teknik pranoi se situata e COVID-19 në vend, është më e stabilizuar, prandaj Komiteti Teknik vendosi që nxënësit në gjimnaze, të cilët deri më tani e kanë zhvilluar mësimin në mënyrë të alternuar, mund të rikthehen ta zhvillojnë mësimin në godinat e shkollave. “Padyshim që ka filluar të ndihet edhe efekti i vaksinimit masiv.

Skandali i izolimit 2 javor

Nëse e shikojmë objektivisht dhe realisht vendimin që mori Komiteti Teknik që çdo person që vjen në Shqipëri nga sot deri në 3 maj, duhet të izolohet 2 javë në Shqipëri, e pasandaj të lejohet të rikthehet, është periudha 1 javore para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Pra, me këtë vendim tejet skandaloz, qeveria bën barrikadë emigrantëve, shtetasve shqiptarë që të mos vijnë në Shqipëri për të votuar, ndryshe, do të penalizohen me 2 javë izolim të detyruar në Shqipëri. Emigrantët, shtetasit shqiptarë, biznemenët, që punojnë jashtë Shqipërisë dhe kanë dëshirë të vijnë në Shqipëri për të votuar, nuk mund të pranojnë që pas votimit, të qëndrojnë të izoluar në Shqipëri 2 javë, duke humbur kohë, punët, etj. Ky vendim i qeverisë fsheh panikun e pranimit të humbjes zgjedhore të kryeministrit Rama, i cili, tashmë ka sondazhet, ka dije, se emigrantët janë zhgënjyer tërësisht nga qeverisja e tij 8 vjeçare, pasi nuk përmbushi asnjë premtim që u dha në 2013, kur i ftoi masivisht që të vinin e të votonin atëhere në Shqipëri. Dhe është fakt, që më 2013 mijëra emigrant erdhën në Shqipëri dhe votuan Aleancën e atëhershme të opozitës së udhëhequr nga Edi Rama. Dje, kryeministri Rama duke nxjerrë pretekstin e pandemisë, me mashën e tij politike, Komitetin Teknik, u vë bllokadë emigrandëve me izolimin e detyruar 2 javor, nga sot deri në 3 maj. Është kaq absurd ky vendim qeveritar për të izoluar udhëtarët që vijnë në Shqipëri nga sot deri në 3 maj, sa Shqipëria ka 1 vit që nuk e zbaton këtë izolim 2 javor. Komiteti Teknik e pranon se situata e pandemisë në Shqipëri është përmirësuar. Qeveria, si doktor Adhamudhi i Çajupit, izolon 2 javë çdo udhëtar që vjen e do të votojë në Shqipëri, në vend që të bëjë testet dhe tamponët në kufi. Pardje qeveria mori vendim që të infektuarit me Covid nuk do të votojnë, sepse qeveria nuk do që të marrë masat e mbrojtjes dhe t’u krijojë të sëmurve me covid-19 të gjitha mundësitë higjenike, që edhe ata të votojnë. Sa më pak shqiptarë të votojnë më 25 prill, kaq më e sigurtë është fitorja elektorale për kryeministrin Rama, prandaj qeveria e tij merr vendime tejet skandaloze, duke vënë izolim 2 javor për emigrantët dhe përjashton nga e drejta kushtetuese qytetarët e sëmurë me covid të mos votojnë.

Kryeministri mbush stadiumet me militantë, mbyll shkolla dhe auditore

Kajavë që kryeministri Rama, në fushatën e tij elektorale mbush çdo ditë stadiumet me militant, me nëpunës të administratës publike, të cilët I përdor për dekorin e mitingjeve elektorale, ndërkohë, që ende mban të mbyllura auditoret dhe shkollat. Qeveria lejon që kafenetë, baret, restorantet të jenë të hapura, pa asnjë kufizim për kapacitetet, ndërkohë, që shkollat, auditoret e universiteteve i mban të mbyllura. Po shkollat private, të cilat klasat e tyre kanë jo më shumë se 10 nxënës me çfarë justifikimi i mban mbyllur deri tani, kur stadiumet i mbush me militantë në mitingjet elektorale?