Skandali: Çahet ura e Vashës e rrugës së Arbrit -336 miliardë lekë

900
Sigal

Do t’u kushtojë taksapaguesve  shqiptarë një vlerë rekord prej 336 miliardë lekë

Skandali që mbahet sekret, çahet  Ura e Vashës e Rrugës së Arbrit

Koncesionet dhe tenderat publikë që jep qeveria e kryeministrit Rama, kanë dy karakteristika: Kanë kosto tejet të fryrë financiare, saqë nuk mund të krahasohen dot me asnjë kosto reference të ndërtimit të autostradave të vendeve evropiane, të cilat, natyrisht kanë edhe standarde më cilësore të projektimit dhe ndërtimit. Dhe e dyta, praktikisht, në të shumtën e rasteve, këto ndërtime të infrastukturë, pavarësisht se kanë kosto shumë të lartë financiare, kanë cilësi ndërtimi shumë të dëshiruar. Kujtojmë ndërtimin e pjesës së rrugës tunelet e Krrabës deri tek TEG-u, të autostradës Elbasan – Tiranë, e cila jo vetëm u stërgjat për 6 -vite, por shumë herë segmente të rrugës u mbuluan nga tonelata balte, të cilat rrëshqitnin, ngaqë studimet ishin sipërfaqësore dhe punimet e dobëta, gjë, që rriti shumë koston e ndërtimit, në krahasim me shifrat e miratuara të koncesionit.

Çahet “Ura e Vashës”, një nga urat kryesore të Rrugës së Arbrit

Një skandal, që u mbajt fshehtë, del në pah publikisht. Çahet  Ura e Vashës, një nga urat kryesore të Rrugës së Arbrit, e cila do t’i kushtojë taksapaguesve një vlerë rekord prej 336 miliardë lekë. Ajo që është  konstatuar është mjaft e rrezikshme, pasi një nga urat kryesore të  saj është çarë dhe dëmi do t’i kushtojë taksapaguesëve miliona euro. Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video që tregon se si është çarë  Ura e Vashës, pjesë e rëndësishme e Rrugës së Arbrit. Këto janë pamjet e Urës së Vashës që Kryeministri Rama e quan arritje, akoma pa e vënë në punë, ura është çarë rreth 30cm, ka humbur kolonat e betonit, po kur të kalojnë në këtë urë kamionët me krom?!! Këto janë standardet europiane në Shqipëri. Rruga e Arbrit fillon në periferi të pjesës verilindore të qytetit të Tiranës dhe me 1.15 km ndjek një gjurmë të re deri te Ura e Brrarit, nga Ura e Brrarit deri në Zall-Bastar me një gjatësi 5.2 km, parashikohet plotësim dhe përfundim i punimeve; Nga Zall-Bastari te “Ura e Vashës” është segmenti më i rëndësishëm rreth 22.9 km, më i gjati si segment që kalon në një territor të vështirë nga ana topografike. Në këtë segment parashikohen të ndërtohen edhe veprat më të mëdha të artit. Parashikohet të ndërtohen Tuneli i Murrizit me një gjatësi 3.25 km dhe dy ura të mëdha, ura në fshatin Fshat, dhe ura në dalje të Urës së Vashës. Në këtë pikë lidhet me Klosin me një segment 3 km, e cila do të lidhë qendrën e banimit të Klosit dhe rrethinat përreth, me Rrugën e Arbrit. Më pas, nga Ura e Vashës deri në Bulqizë me një gjatësi rreth 9.6 km do të vazhdojë plotësimi dhe përfundimi i të gjitha punimeve të nisura dhe i Tunelit të Bulqizës; Nga Bulqiza deri te Ura e Cerenecit  20.2 km, rruga përshkohet në segment nga investimet; Nga Ura Cerenecit në Bllatë  9.11 km, kemi një gjurmë të re rruge; Nga Bllata lidhemi me pikën kufitare më të afërt me Maqedoninë me gjatësi 600 metër dhe me Maqellarën prej 2,4 km; Vlera ndërtimore totale e këtij projekti do të jetë rreth 33.6 miliardë lekë, nga të cilat 31.4 miliardë do të jenë investim për ndërtimin e të gjithë veprave të artit dhe 2.2 miliardë do të jenë investim për mirëmbajtjen e rrugës dhe për operim tuneli.