Skandalet e 25 prillit, vjedhje dhe me votimin elektronik

246
Sigal

Zgjedhjet e 25 prillit dëshmuan për parregullsi serioze dhe manipulime në procesin zgjedhor në gjithë vendin. Ndërkohë që për herë të parë në këtë garë elektorale u aplikua dhe votimi elektronik.

Për këtë votim në një zonë të Tiranës, Njësia Nr. 10, u dhanë miliona euro dhe KQZ garantoi se procesi do të ishte korrekt dhe shumë larg zgjedhjeve problematike me komisionerë dhe fletë votimi.

Por çfarë ka ndodhur me këtë proces votimi pilot. Aktivisti Gent Sejko ka publikuar një video që dëshmon sesi votat e opozitës janë ndryshuar.

Votimi elektronik u ka dhënë fillimisht më shumë vota opozitarëve, ndërsa një ditë më pas, këto vota janë hequr. “Këta të vjedhin edhe nga votimi elektronik,” shkruan aktivisti Genc Sejko teksa poston VIDEON.

Në videon e aktivistit Gent Sejko shihet se janë ndryshuar dhe votat personale për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.