Skandal/ Shifrat nxjerrin zbuluar manipulimin. Mijëra vota për këshill më shumë se për kryetar

520
Sigal

Çfarë po ndodh me votimet e 30 qershorit? Pas kontestimeve të shumta për shkak të shifrave të ndryshme të pjesëmarrjes ofruar nga KZZ dhe KQZ, gjë që çoi pjesëmarrjen nga 18% në 20% dhe më pas në 22%, edhe në vendimet e fundit zyrtare të KQZ gjenden të dhëna paradoksale. Ja p.sh, KQZ ka vendosur shpalljen e rezultateve finale për kryetarin dhe këshillin bashkiak Elbasan.

Siç shihet nga tabela, në vendimin e KQZ thuhet se në kutitë e votimit u gjenden 35,618 vota, nga të cilat 2,089 dolën të pavlefshme dhe 44 fletë të hedhura gabim, ndërkohë që fletë të vlefshme KQZ shpall 38,479 ose 2,861 vota më shumë sesa fletët e votimit të gjetura në kuti. Nga votat e gjetura kandidati i vetëm në zgjedhje ka fituar 100%, pra 38,479 vota nga 35,618 fletë-votimi të gjendura në kuti. Nga ana tjetër po KQZ ka deklaruar se në kutinë e votimit për këshillin bashkiak janë gjetur 40,601 fletë votimi, ose rreth 4,983 vota më shumë sesa te kutia e votimit për kryetar..!??