SKANDAL/ Qeveria Rama financon biznesin e gruas së kryebashkiakut të Divjakës

260
Sigal

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Ilda Dhori me anë të një statusi në Facebook ka denoncuar qeverinë Rama, teksa thekson se i ka dhënë financime për bujqësinë bashkëshortes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi!

Ilda Dhori thekson se bashkëshortja e Fredi Kokoneshit merr miliona lekë nga shteti, ndërkohë që shton se aplikimet e shumta të fermerëve nuk janë fatlume për të përfituar nga këto para.

Deputetja zgjedhur e PD-së thekson se tani i lë radhën Fredi Kokoneshit për të shpjeguar si qëndron e vërteta, nëse ka një të tillë, pasi nga shtatori e në vazhdim do t’i duhet detyrimisht t’i përgjigjet shkresërisht e ligjërisht qytetarëve për çdo firmë që ka hedhur e do të hedhë në emrin e tyre.

Denoncimi nga Ilda Dhori

Financimet nga AZHBR…

Aplikime te shumta nga fermerët e Divjakës dhe gjithë Myzeqesë, por jo te shumte fatlumet qe kane përfituar prej tyre! Shoh nder emrat përfitues, një mbiemër te njohur për Divjaken.

Bashkëshortja e kryetarit te Bashkisë Divjake Fredi Kokoneshi!

E pra E QARTE SI DRITA E DIELLIT! Kryetari investon për bizneset e tij familjare, madje merr edhe miliona leke nga shteti!!! Kjo VETEM PER NJE PJESE TE BIZNESIT TE TIJ, pasi për ndërtimin qe është duke ngritur ne mesin e sarajeve te tij, flitet qe ka perfituar akoma me bollshem.

SHTETI FUNKSIONON PER TE DHE FAMILJEN E TIJ!

Sa mire dhe sa ndryshe do ishte sikur te funksiononte per te gjithe fermeret, bizneset dhe ndermarrjet familjare, pa ju dashur ti lepihen e ti sorrollaten pushtetareve, per te marre ate qe ju takon, hakun e punes se tyre!

Kureshtja me shtyn me tej, verifikoj se para disa muajsh Fredi Kokoneshi i paskerkesh PRIVATIZUAR “dikujt” toke ne mesin e sarajeve te tij, toke e marre me qera aktualisht nga e shoqja e kryetarit dhe pikerisht aty po nderton keshtjellen e sarajeve!!!

Rastesi te jete valle??!

Pastaj pika kulminante, TE NJEJTAT MJETE DHE PUNETORE qe po ndertojne ndertesen e Bashkise Divjake, jane angazhuar edhe ne keshtjellen e Fredi Kokoneshit!! Te jene valle qoka interesash reciproke qe behen ne kurrizin e taksave tona??? Apo thua qe vertet kryetari ka vleresuar punimet e tyre cilesore….

Versionin e tij se si qendron e verteta le ta jape vete kryetari, nese e ka nje te tille, pasi nga shtatori e ne vazhdim do ti duhet detyrimisht ti pergjigjet shkreserisht/ligjerisht qytetareve per çdo firme qe ka hedhur e do te hedhe ne emrin e tyre.