Skandal në qendrën e votimit/ Kapen “mat” komisionerët, ja si manipulohen votuesit

536
Sigal

Një ngjarje e pazakontë është shënuar ditën e sotme në qendrën e votimit  47/ 191 në fshatin Vagalat në Bashkinë e Finiqit.

Sipas denoncimit të bërë në këtë qendër  punohet me dy lista emërore ku njëra prej tyre është e shkruar me dorë dhe tjetra me kompjuter.

Justifikimi i dhënë nga komisioneri është se nuk po gjendeshin fletat e votimit në momentin ku njerëzit ishin prezent dhe kërkonin që të votonin.

Ndërkohë që komisioneri shprehet se këtë rast e ka evidentuar dhe e ka raportuar tek Bashkia e Finiqit dhe jo në KZAZ-në qendrore.

Ndërkaq sipas informacioneve deri më tani kanë votuan në atë fletë rreth 50 vetë dhe ende po vijon votimi në fletën e të cilës emrat po shkruhen me dorë.

“Unë jam komisioner dhe vëzhgues.Kështu është shkruajtur që në fillim me shkrim dore.

Personave u është gjendur emri me vonesë dhe ndaj në fillim emrat e tyre janë shkruar në fletë me shkrim dore. Unë këtë gjë e kam denoncuar tek kryetari i Bashkisë e më pas erdhën dhe dhanë listat.”- tha vëzhguesi.fax web.al