Sigal

Kreu i Gurpit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i ka bërë thirrje Prokurorisë të merret me çështjen e punësimeve të PS-së.

“Dje sërish anëtarja e qeverise, Ministria e Drejtësisë mori përsipër të gjithë këtë manipulim shtetëror dukë këmbëngulur për të ashtuquajtura të vërteta të saj dhe të pavërtetat e bëra publike nga e mirënjohura Zëri i Amerikës. Çfarë ka ndodhur realisht për ta ditur të gjithë qytetarët. Ky konkurs i famshëm është kryer i gjithi në mënyrë manipulative thjesht dhe vetëm me listat e partisë.

Këtë nuk e thotë opozita shqiptare, këtë e konfirmoi me gojën e tyre po drejtuesit e rilindjes dhe ish-drejtori i përgjithshëm  Arben Çuko, ka thënë qartë dhe saktë që testimi këtë herë është bërë me 1358 vetë dhe të gjithë ishin listat e partisë. ‘E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim tek burgjet’, janë fjalët e Arben Çukos.”, u shpreh Vasili.

Kreu i LSI-së shton më tej se kemi një manipulim që organizohet nga Ministria e Drejtësisë.

“Ka instrumentin e saj akademinë e sigurisë, në fund fare produkti i fëlliqur i prodhuar rrëmbehet nga kryeministri, jep dhurata se kush do vejë në punë dhe nuk do vejë, përfshirë edhe kabinetin e tij dhe kjo histori fallco e këtij korrupsioni masiv se çfarë shteti bastard ka ndërtuar ky kryeministër, orët e të cilit kanë përfunduar, pasi besoj që asnjë shqiptar qoftë ai që e ka votuar dhe ai që nuk e ka votuar kuptojnë që kanë një shtet të padrejtë, një shtet që e urren ligjin, një shtet që shkel mbi çdo ligj, dhe një kryeministër i cili nuk ka të drejtë më të flasë në emër të ligjit, pasi është shkelësi kryesor dhe i vetëm i ligjit. Faktet janë në sytë tuaj, qytetarë sërish ju drejtohem me shumë përulësi, hapni sytë, në karriget e qeverisë shqiptare është ulur antishteti.”, deklaroi ai.