Situata në Maqedoni, Dade: Duhet të emërohet ambasadori shqiptar

526
Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme, Arta Dade ka ngritur shqetësimin për mungesën e ambasadorit shqiptar në Maqëdoni referuar situatës së skandalit të përgjimeve që ka përfshirë vendin fqinj.
Mungesa e përfaqësimit diplomatik në këtë vend dhe jo vetëm vjen për shkak të konfliktit mes Presidentit dhe qeverisë pasi kandidati Fatos Reka i propozuar nga qeveria ne Maqedoni nuk po dektretohet nga Presidenti. 
“Nuk i ndërhyj kompetencave që ka Presidenti i Republikës, por besoj që është urgjente që Republika e Shqipërisë të paraqitet në nivelin më të lartë të Ambasadorit në prezencën tonë diplomatike në Ambasadën që kemi në Shkup, e cila ndoshta do të ndihmonte për një funksionim më të mirë në të gjitha parametrat, duke ditur që Ambasada jonë në Shkup ka një rol për të luajtur jo vetëm me qeverinë e Republikës së Maqedonisë por edhe me faktorin shqiptar atje”, deklaroi Dade.
Por demkratët i konsiderojnë emërimet e mazhorancës politike ndërsa mbështesin Presidentin. Nënkryetari i komisionit Aldo Bumçi, dënoi atë çka është duke ndodhur në Maqedoni.
“Është shumë e qartë që kriza në Maqedoni nuk ka shkaqe etnike, por është një krizë e krijuar nga zbatimi i putinizmit. Një sistem autoritar që po zbatohet nga qeveria aktuale dhe kryeministri, i cili po kontrollon institucionet e pavarura, median, godet opozitën, dhe po zbaton modelin e Putinit në Maqedoni. Një shqetësim i ngritur nga Sekretari amerikan i Shtetit dhe zyrtarë të tjerë të lartë perëndimorë, për këtë rrezik të dobësimit të demokracisë në Europën Lindore dhe në Ballkan”, tha Bumçi. 
Më herët Komisioni i Jashtëm thirri për një seancë degjimore përfaqësues të Ministrisë së Jashtme ku diskutuan për pak minuta në prani të medias situatën në Maqedoni.
Sipas këtij institucioni situata në vendin fqinj po ndiqet me kujdes ndërsa u theksuar se roli i shqipërisë në maqedoni ka qënë stabilizues po kriza në maqedoni ka të bëj me mos njohjen e ketij shteti nga Greqia.
Sigal