Situata në BSH, Arvizu: Jam i shqetësuar se çështja po politizohet

424
Sigal

TIRANE – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Tiranës, Aleksandër Arvizu i bëri thirrje politikës që të qëndrojë larg çështjes së Bankës së Shqipërisë, pasi siç u shpreh ai është i shqetësuar pasi kjo çështje po politizohet. Diplomati amerikan theksoi se integriteti i pavarësisë së gjyqësorit është zgjidhja më e mirë në këtë rast, në një kohë kur hetimet për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë vazhdojnë.  Gjithashtu ambasafori Arvizu bëri thirrje që situata financiare të stabilizohet, pasi sipas tij është çështja më e rëndësishme. Deklaratat Arvizu i bëri pas takimit me kryeparlamenari Ilir Meta, në Kryesinë e Kuvendit, ku zhvillimet e fundit në BSH ishin temë kryesore mes tyre. Sa i përket këtij takimi Arvizu u shpreh se shkëmbeu me Metën pikëpamjet lidhur me ngjarjet e fundit që po ndodhin në Shqipëri “Kjo ishte një mundësi për ne për të ndarë pikëpamjet tona lidhur me ngjarjet e fundit që po ndodhin në Shqipëri. Ka gjithnjë një linjë delikate mes gazetarisë objektive dhe komentit, por gjëja më e rëndësishme është sabiliteti financiar. I gjithë ky proces duhet të jetë i pavarur politikisht. Duhet që situata financiare të stabilizohet. Duket se ka një ccështje për vjedhjen e Bankës. Jam pak i shqetësuar se njerëzit po e politizojnë këtë proces, dhe kjo nuk e ndihmon aspak procesin. Është e rëndësishme që të ruhet integriteti i procesit të gjyqësorit.” theksoi Arvizu. Takimi mes Arvizusë dhe Metës u zhvillua rreth orës 12:00, dhe ku për rreth një orë është diskutuar situata në Bankën e Shqipërisë. Mes tyre mendohet se është diskutuar edhe emri i guvernatorit të ri, ku pritet që këtë të enjte në parlament të votohet shkarkimi i Fullanit, pas shkarkimit të këtij të fundit nga Komisioni i Ekonomisë.