Sipas BE, 20% të votuesve iu ofrua blerja e votës, Berisha bën thirrje për revolucion

453
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se studimi i fundit i BE-së për blerjen e votës në Shqipëri, “mjaftueshëm për të ndryshuar rezultatin”, është thirrje, kushtrim për revolucion demokratik.
Berisha ka analizuar studimin e financuar nga BE, “Jeta informale e partive politike në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor” dhe zbatuar nga Instituti për Demokraci në Shkup, i cili ka dalë në përfundimin se Shqipëria ka numrin më të lartë të votuesve që iu është ofruar blerja e votës.
Mbështetur në shifrat, Berisha gjykon se “në Shqipëria, demokracia ka vdekur, zemra e saj – vota e lirë, ka ndaluar së rrahuri”.Ja postimi i plotë:
Te dashur miq, nje studim i Bashkimit Europian ka gjetur se ne Shqiperi 20% e votueseve moren oferte per blerjen e votes. Kjo shifer eshte e mjaftueshme per te permbysur çdo rezultatin, thote studimi. Ky studim deshmon se ne Shqiperi demokracia ka vdekur, zemra e saj, vota e lire ka ndaluar se rrahuri.
Ky studim eshte nje thirrje, eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret te ngrihen me guxim dhe vendosmeri ne nje revolucion demokratik per te permbysur kete klike qe asgjesoi ne Shqiperi voten e lire! sb
Sigal