Silva Caka: Qeveria pranoi problemet me kompaninë e Rinasit, po përse nuk mori masa?

590
Sigal

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka ka reaguar sot më mbrëmje pas deklaratës së Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila fajësoi kompaninë kineze që operon në aeroportin e Rinasit për grabitjen e parave.

Caka shprehet se Ministrja pranoi se kompania private ka pasur prej kohësh probleme, ndërsa shton se çfarë e ka penguar qeverinë shqiptare që të marrë masa ndaj kësaj firme private?

“E deklaron vete Ministresha e Transporteve qe eshte ajo vete fajtorja!?

Ministresha e Transporteve thote vete me gojen plot, se sipas saj: kompania ka patur probleme gjithe keto kohe!!!

Shume dakort, por pse nuk mori masa ministrja?!

Pse i la problemet te degjenerojne?!

Keto ishin probleme te sigurise; si i la me ndergjegje te plote?

Mos ishte yshtje per grabitesit kjo lenie pas dore me ndergjegje, ndersa zgjidhja nuk duhet te priste as 24 ore?

Kujt i ankohet xhanem?!

Vete flasin, veten shkruajne, vete vulosin.

S’i pengon askush… pse duhet te ndodhte ngjarja per here te dyte, tek e njejta dere, qe ministrja thote vete qe “e paska ditur qe nuk eshte e sigurte”?!

Ministrja qenka qartesisht bashkefajtore…

Pse nuk e ndeshkon “drejtesia e re” ????”