Silva Caka: Mjerë kush do rrojë, t’a shohë Shqipërinë rrënojë!

244
Përfaqësuesja e LSI-së Silva Caka ne nje status ne rrjetet sociale ka listuar disa nga ceshtjet qesharake sic e quan ajo. Gjithashtu eshte shprehur se tentativat e  Edi Ramës për të shkarkuar për të disatën herë Presidentin e Republikës  jane fiasko.
Mjerë kush do rrojë, t’a shohë Shqipërinë rrënojë!
Statusi i plote…
Nuk e di çfarë është më qesharake në këtë vend: ”opozita parlamentare” që mbushi listat shumëemërore të Rilindjes më 25 Prill, tentativat fiasko të Edi Ramës për të shkarkuar për të disatën herë Presidentin e Republikës, “eksperti” ligjor që do argumentojë “shkeljet ligjore” të Presidentit (i cili me siguri do jetë si ndonjë nga ekspertët e Ramaformës në Drejtësi), deputetët në ikje që mbyllin dyert e Kuvendit për medien (sipas parimit kush del i fundit mbyll derën), apo Frrokët e Takët që i bëjnë jehonë dështimeve të njëpasnjëshme të Rilindjes?!
Mjerë kush do rrojë, t’a shohë Shqipërinë rrënojë!
Sigal