Silva Caka : Misioni i LSI-së rinia dhe integriteti europian

860
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka folur për largimet nga kjo forcë politike, si dhe për vizionin e LSI në zgjedhje. Sipas saj, LSI-ja e ka shumë të qartë misionin e saj të bazuar te rinia dhe Integrimi Europian.

”LSI nuk bën blerje. Edhe vetë fakti që një parti politike është në opozitë dhe jo në pushtet, është e qartë që nuk ka blerje por vetëm afrim mendimesh dhe ideologjish të caktuara ose për afrim të interesave që njerëz të caktuar e shikojnë si madhor dhe si prioritar. Misioni i LSI ka qenë shumë i qartë. Rinia ka qenë një nga fokuset kryesore, trajtimi i gruas me më shumë dinjitet, me më shumë përfshirje politike njëkohësisht. Gjithashtu të mos harrojmë edhe integrimin evropian. Pra këto tre shtylla janë baza e LSI. Sigurisht që ka një program se si do të realizohen këto, besoj që ditë pas dite e kemi shfaqur dhe alternativat që ne ofrojmë për rikthimin e të rinjve në Shqipëri ose qëndrimin e atyre që ende janë në Shqipëri. Për afrimin e gruas dhe vendosjen e saj në një status tjetër social, politik dhe ekonomik. Integrimi evropian është ajo që ne na intereson më tepër dhe që kërkon disa veprime të ndërmarra dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën, që t’i japësh shansin Shqipërisë që të kenë një datë për çeljen e negociatave”,- u shpreh Caka.

Nga ana tjetër, e pyetur për largimin e ish-ministrit Nasip Naço nga LSI-ja, ish-deputetja nuk ka preferuar të flasë shumë, teksa ka shtuar se arsyeja e distancimit të tij kanë qenë çështje personale.