Silva Caka: Euforisë së Edit & Erit i erdhi fundi dje, kur vendimi i Gjykatës mbi çështjen e Teatrit Kombëtar, u zbardh i plotë

235
Nga Silva Caka
Euforisë së Edit & Erit, që u përpoqën t’a shisnin për fitore vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kur ky i fundit doli pjesërisht, duket se i erdhi fundi dje, kur vendimi i Gjykatës mbi çështjen e Teatrit Kombëtar, u zbardh i plotë.
Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Presidentit Ilir Meta, i cili kishte kundërshtuar gjithë procedurën skandaloze dhe mafioze të krijimit të ligjit “Fusha”, kalimin e truallit dhe Teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe shembjen e tij.
Kjo është një fitore jo vetëm për Presidentin(4-0 deri tani Edo, dhe Meta është mësuar të fitojë 5-0; e di edhe ti vetë se cila do jetë fitorja e 5-të 😉), por për të gjithë ata që sakrifikuan përditshmërinë dhe familjet e tyre për më shumë se 2 vite, duke ndenjur ditë e natë në mbrojtje të Teatrit dhe për të gjithë shqiptarët që nuk e hane propagandën për mëngjes.
Gjykata Kushtetuese, nëpërmjet Vendimit nr. 29, datë 02.07.2021 (zbardhur më 16.07.2021), ashtu siç i ka hije një Gjykate të këtij niveli, ka zbërthyer gjithë skemën kriminale të procedurës së ndjekur për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke drejtuar gishtin dhe përgjegjësinë mbi çdo institucion dhe titullar që ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar me detyrën e tij, duke filluar nga Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave, Kryetari i bashkisë së Tiranës, Ministrja e Kulturës, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kreu i Institutit të Monumenteve të Kulturës etj.
Interpretimi i jashtëzakonshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe raporti i Kontrollit të lartë të Shtetit, janë një këmbanë alarmi që bie për SPAK, i cili duhet të nisë hetimet pa pritur urdhrin e Edit; madje e ka gati padinë për personat e sipërpërmendur, përfshirë edhe Edin.
Do shohim nëse Edi & Eri do thonë “nuk kishim dijeni mbi procedurat”, se u bë dhe e modës tani në këtë qeverisje…
Sigal