Siguria në vend, Basha: Në qeveri zyrtarë që janë ortakë me krimin

374
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se është e lidhur me krimin. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Basha tha se krimi ka shumëzuar me zero arritjet e imagjinuara nga qeveria. Sipas tij kjo situatë ka ardhur pasi në Kuvend apo në institucione janë përfshirë njerëz të lidhur me krimin.

“Gjendja e emergjencës kombëtare ka të bëjë me qeverinë e dështuar, sitatën e shthurur dhe jashtë kontrollit të sigurisë, ekonominë. Shpërthime me tritol në Tiranë akoma janë pa autor, akti i rrëmbimit në Fushë-Krujë akoma pa autor, tonelata droge drejt Europës. Krimi i shumëzon me zero arritjet imagjinare të qeverisë. Ka mbipopullim në burgje po bandat e krimit po bëjnë ligjin. Nuk duan t’ia dinë fare a ka shtet a ka polici. Çfarë do të mbjellësh do të korrësh, kështu e kanë ndërtuar projektin e tyre për rendin dhe sigurinë këta të rilindjes. Qeveria po bën pazare kriminelët, i promovon në Kuvend dhe në poste të rëndësishme. Kësaj qeverie krimi i ka marrë anën. Statistikat tregojnë se ka më shumë individë më poste krimnale në administratë se të arrestuar”, deklaroi Basha.

Sipas kreut të PD-së zgjidhja për këtë situatë është largimi i qeverisë. Basha tha se ky mission i opozitës do të përmbushet me qytetarët. “Bashkë me shqiptarët që jetojnë në këtë ankth, kërkojmë largimin e shpejt me çdo kusht të zyrtarëve të lartë që janë në ortakëri me krimin. Kjo qeveri nuk e lufton dot krimin, nuk kemi iluzione. Zgjidhja përfundimtare është largimi i saj, një mision i opozitës që do e përmbushim me qytetarët”, deklaroi Basha.

Energjia, Basha: Qeveria ka rritur çmimin me 25%
Kreu i PD gjithashtu tha se qeveria ka gënjyer njerëzit për çmimin e energjisë. Sipas tij qeveria ka rritur çmimin e energjisë me 25 %. “Një problem tjetër madhor është ai i energjisë. Rama i ka gënjyer e përqeshur qytetarët duke rritur 25 % çmimin e energjisë. Ka detyruar mijëra familje të paguajë fatura me kamatë. Iu ka dhënë burgun për një gjë që nuk e përfshin ligji. Në protestën e ardhshme do jemi dy fish më shumë. Vetëm kjo prani do të japë mesazhin e mos pranimit, e bashkimit me të drejtat e qytetarëve të përfillura nga kjo qeveri”, deklaroi Basha.