Shtyrja nga koronavirusi? Vasili: Manifestimi i thirrur nga Presidenti do të mbahet, më 2 mars

394
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka siguruar se manifestimi i Metës më 2 mars nuk do të shtyhet prej rrezikut të koronavirusit. Ai thotë se nuk ka asnjë arsye se pse jeta shqiptare mos vazhdojë dhe citon virolog italian i cili kur u mbyllën stadiumet tha se ”Nuk ju kuptoj, vendet e hapura janë aleatët më të këqinj të koronavirusit”.

Kujtojmë se Presidenti Meta mban një manifestim me qytetarët për mbrojtjen e Kushtetutës më 2 mars dhe do të mbahet në një vend të hapur në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”.

”Çështja është se pjesëmarrja dhe eventi s’kanë lidhje me këtë. Ne kemi një situatë që jeta shqiptare në çdo element s’ka arsye pse mos të vazhdojë. Sistemi shëndetësor trajton patologjira, mund të vijnë 4-5 raste nga Afrika ku ka sëmundje edhe më të rënda, pra nuk ka lidhje nuk është e arsyeshme. Heqja e licencës do së shkollës ishte arbitrare. Një virolog italian kur u mbyllën stadiumet tha nuk ju kuptoj pasi vendet e hapura janë më të këqinj të koronavirusit.”- tha Vasili.