Shtohet entuziazmi para Kryeministrisë: Ambasadori te Rama. A do të dorëhiqet Lindita Nikolla?

563
Sigal

Studentët e ndarë në dy grupe vijojnë protestën e tyre para Kryeministrisë dhe para Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, si përgjysmimi i tarifës për studimin në Universitetet publike, heqjen e tarifës shtesë, përmirësimin e kushteve të konvikteve etj.

Por ndërsa protestohet, para kryeministrisë është shtuar ndjeshëm entuziazmi, ndërkohë flitet se në Kryeministri ka shkuar ambasadori i Anglisë dhe studentët e përkthejnë këtë si një shenjë të dorëzimit të ministres Lindita Nikolla.

Po ashtu ministrja Lindita Nikolla ka shkuar më herët në Kryeministri ku Rama ka mbledhur qeverinë.

Studentët flasin se mund të ketë një dorëheqje të mundshme nga ministrja Nikolla e për këtë studentët kanë shtuar entuziazmin e tyre dhe shfaqen të palëkundur në qëndrimin e tyre. Ata shprehen se Kryeministri nuk ka zgjidhje tjetër përveç pranimit të 8 kërkesave të tyre.