Shtimi i të infektuarve, ç’do bënte për situatën nëse do ishte kryeministër? Përgjigjia e Lulzim Bashës

295
Sigal

Mbrëmjen e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha është i ftuar në një studio televizive ku ka folur mbi ngjarjet e aktualitetit në vend. Lulzim Basha ka folur për situatën e rënduar në vend nga koronavirusi, ku ka thënë se kanë raportime për viktima të tjera që kanë humbur jetën nga simptoma të ngjashme nga koronavirusi, por se nuk janë raportuar si viktima të Covid-19. Kryedemokrati është pyetur se çfarë do bënte ai mbi këtë situatë nëse do të ishte kryeministër. “Numri i viktimave ka arritur zyrtarisht në 72. Them zyrtarisht se kemi raportime për vdekje të tjera me simptoma të ngjashme, por që nuk janë raportuar. Pas 3 muajve sakrificë të shqiptarëve, tani shikoni pak komunikimin qeveritar të kryeministrit sa herë flet për situatën? Është zhdukur, situata është e rëndë. Unë do bëja transparent çfarë plani ka qeveria tani, si është strategjia e testimit, çfarë pakete tjetër kemi gati për të ndihmuar, tani është koha që qeveria dhe kryeministri mos të fshihet, por të dali e t’u thotë shqiptarëve cilat janë planet e qeverisë për t’u përballur. Unë jam partizan i masave për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe ekonominë. Bisedova me disa kolegë të mi në perëndim, më informoi se disa qytete perëndimore kanë marrë masa ekstreme, në Britani, Gjermani”, tha Basha.