Shteti kapitullon, dekospirohen financat e 630 mijë personave

256

 

Sigal

Skandali/ Pas patronazhistëve, të dhënat e qytetarëve shoqëruar me kartat e identitetit, pagat, bankat ku marrin rrogat, vendet e punës dhe bizneset po shpërndahen duke u vënë në dispozicion të krimit të organizuar dhe hajdutëve ordinerë. SPAK mbylli pak ditë më parë skandalin e Patronazhistëve , ndërkohë që të njëjtin fat do të ketë edhe marrëzia e fundit. Opozita deklaron se do nisë protestat mbarëkombëtare

 

Jo vetëm të dhënat personale, por skandali i patronazhistëve ka tronditur opinionin me rrjedhën e informacioneve të tjera. Pagesat, punësimi e të dhënat e mbi 637 punëmarrësve ka nisur të shpërndahen prej disa ditësh. Këto të dhëna janë nxjerrë nga sistemi shtetëror që prej muajit janar 2021, periudhë kur u nxorën edhe të dhënat e patronazhistëve dhe sot mund t’i disponoj çdokush.

 

Dekonspirohet lista e të punësuarve në të gjithë vendin, dalin pagat e 630  mijë personave 

Skandail pas patronazhistëve, të dhënat e qytetarëve shoqëruar me kartat e identitetit po shpërndahen në WhatsApp

 

 Një databazë me të dhënat personale dhe sensitive të 637,183 qytetarëve u shpërnda në seri prej mbrëmjes së të martës përmes aplikacionit “Whatsapp”, duke shënuar rrjedhjen më të madhe të të dhënave zyrtare në Shqipëri.

Në listën e pagave janë emrat e shumë biznesmenëve, drejtues kompanishë si dhe persona publik. Nga ky skandal më shumë të prekur janë drejtues bankash, kompanish farmaceutike, kompani sigurimesh, të naftes, të telefonisë.

Vitet e fundit, Shqipëria ka investuar në dixhitalizimin, por siç është parë deri më tani, siguria e informacionit është shumë e ulët dhe dekonspirimi i të dhënave sensitive është shumë i lartë.Ky publik, përveçse mund të ekspozojë të punësuarit ndaj keqbërësve mund të bëhet shkak për rritje të konflikteve sociale, pasi të dhënat rreth pagave preferohen të mbahen të fshehta.Databaza përmban numrat personalë, emrat, subjektet punëdhënëse si dhe pagën mujore të të gjithë personave të regjistruar si të punësuar në sektorin publik dhe atë privat në Shqipëri.

Ashtu si edhe në rastin e patronazhistëve, Qeveria duket se do të gjejë çdo hapësirë për të larguar përgjegjësinë e saj lidhur me skandalin, i cili ekspozon jo vetëm të dhënat personale të mbi 630 qytetarëve, por edhe pagesat e tyre, si dhe vendet e punës apo pozicionet që mbajnë, në institucione publike apo private.

Në rastin e patronazhistëve SPAK mbylli hetimet pa gjetur asnjë përgjegjës, edhe pse u publikuan të dhënat sensitive të rreth 1 mln qytetarëve, ndërsa nuk dihet se çfarë rruge do të marrin hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës, pas denoncimeve të disa qytetarëve.

Fakti se në Prokurori, referuar njoftimeve, ka një nisje hetimesh pas denoncimeve, tregon se të dhënat e publikuara në rrjet, përkojnë me të dhënat reale, pra nuk janë ashtu sikundër përpiqet Ministria e Financave ta trajtojë çështjen.

 

Qeveria justifikohet për skandalin

Ministria e Financave ka reaguar pas publikimit të listës së pagave të qytetarëve në rrjet.“Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndjekur me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë. Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport dixhital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim. Dokumenti ka një numër të ndryshëm nga personat e deklaruar dhe është bashkim i disa copave të ndryshme.

Po ashtu databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponueshme nuk e përmban fushën “Emri i Plotë” siç lexohet në këtë dokument ilegal. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombëtare të auditimit për efekt të çertifikimit me standartet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme.

Ndërkohë Ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi i qeverisë, Endri Fuga tha përmes një deklarate për shtyp se Ministria e Financave po e ndiqte me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë, por e cilësoi dokumentin si “ilegal’.

Përmes një gjuhe teknike, Fuga deklaroi se analizat paraprake tregojnë se ‘nuk ka ndodhur asnjë eksportim dixhital i databazës së pagave” dhe se dokumenti është “bashkim i disa copave të ndryshme”.

Në rastin e patronazhistëve SPAK mbylli hetimet pa gjetur asnjë përgjegjës, edhe pse u publikuan të dhënat sensitive të rreth 1 mln qytetarëve, ndërsa nuk dihet se çfarë rruge do të marrin hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës, pas denoncimeve të disa qytetarëve.

Komisioneri Publik: Po identifikojmë shkeljen, fshijeni bazën e të dhënave!

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka reaguar pas skandalit të publikimit të listë-pagesës së të gjithë të punësuarve në Shqipëri. Përmes një deklarate zyrtare, Komisioneri u bën thirrje të gjithë individëve apo subjekteve publike/private që disponojnë këtë bazë të dhënash personale, të mos e transmetojnë, qarkullojnë apo publikojnë duke rënduar edhe më tepër situatën, në kuadër të pasojave që mund të vijnë në lidhje me të drejtën për respektimin e jetës private.“Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u njoh nga media me publikimin e lajmit për qarkullimin në platformën e komunikimit “what’s app” të një bazë të dhënash të qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat, shoqëruar me të dhëna të tyre. Zyra e Komisionerit ka nisur punën për sigurimin e kësaj baze të dhënash dhe për identifikimin e shkeljeve të mundshme, në mënyrë që të ushtrojë detyrimin ligjor dhe kryerjen e veprimeve të domosdoshme për një hetim administrativ kryesisht (me iniciativën e saj) për këtë çështje.Në këtë kontekst, Zyra e Komisionerit i bën thirrje të gjithë individëve apo subjekteve publike/private që disponojnë këtë bazë të dhënash personale, të mos e transmetojnë, qarkullojnë apo publikojnë duke rënduar situatën në kuadër të pasojave që mund të vijnë në lidhje me të drejtën për respektimin e jetës private.“- thuhet ndër të tjera në reagimin e zyrës së Komisionerit Publik.

Llogaritë stratosferike të analistëve

Nëse shikon me kujdes emra analistësh apo njerëz nga bota e medias shqiptare vëren se pagat e tyre janë të jashtëzakonshme, stratosferike.Ose me saktë nëse nuk do të dilte data base, nuk do të kishim kurrë mundësi të merrnim vesh se nga u vijnë burimet financiare te pa imagjinueshme.Edhe gazetarë të njohur të CNN apo BBC, bile edhe drejtues të këtyre stacioneve prestigjoze ndërkombëtare, nuk kanë rroga të tilla mujore siç dalin disa emra analistësh shqiptarë dhe kosovarë, për të cilët kishte dyshime se pse e ngrinin zërin nëpër studio televizive, por kur shikon rroga mes 15 milion deri në 22 milionë lekë në muaj kupton qartë se sa të “pavarur” janë ata!Dhe kur shikon se kush ua paguan nga ky publikim, dalin pronarët e vertetë të zërit të tyre të “lirë”.Por nga data base që u publikua shikon se si disa analistë paguhen në vende pune që nuk kanë asnjë lidhje me punën në media.Natyrisht që ato janë paguar dhe u bëfshin mire. Natyrisht që disa analistë apo gazetarë me emër punojnë në mënyrë titanike dhe e meritojnë, por sëpaku disa syresh, pas këtij publikimi doli se ku paguhen.Nuk po flasim kësaj here se nga u vijnë këto shuma marramendëse eurosh, porse po mjaftohemi me dyfytyrsinë e tyre kur i shikojmë nëpër studio.

Thellohet skandali i abuzimit të patronazhistëve, këto të dhëna i kanë vetëm 3 institucione

Skandali i publikimit të të dhënave personale ka njohur një tjetër fazë. Pas abuzimit me të dhënat personale nga Patronazhistët e Partisë Socialiste, në media eshtë duke qarkulluar një tjetër listë, me emrat, pagat dhe funksionet e 637 mijë shqiptarëve të punësuar në sektorin publik dhe privat.

Ky material, i cili në qarqe të ndryshme po qarkullon  me rrjetin whatssap është i ruajtur në formatin eksel dhe përmban të dhëna shumë sensitive .Në këtë material, veç ID-së së gjithësecili janë të shënuar atë dhënat personale, vendi i punës, paga dhe pozicioni i punës. Nuk dihet se si ky material tepër konfidencial ka përfunduar në publik, por ky është rasti më i rëndë i keqpërdorimit të të dhënave personale, që duket se ka lidhje me skandalin e patronazhistëve, që u mbrojtën nga kryeministri Edi Rama, si personat që i garantuan atij fitoren në zgjedhje.

Hetimi

Prokuroria e Tiranës ka nisur menjëherë hetimet për këtë skandal, për të gjetur se cili është burimi i informacionit që tashmë është përhapur gjerësisht. Këto të dhëna sensitive zotërohen vetëm nga pak institucione shtetërore, siç janë Drejtoria e Tatimeve, Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore apo edhe AKSHI që menaxhon sistemin e e-Albania.

 

Lidhur me këtë skandal Kodi Penal tregon se çfarë ndodh me një person që vjedh të dhënat personale pa pëlqimin apo miratimin e qytetarit.

KODI PENAL

Neni 121

Ndërhyrje të padrejta në jetën privateVendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi figurave, si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim deri në tre vjet.Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik apo nga personi që disponon këto të dhëna për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

Neni 293/a

Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterikePërgjimi i paligjshëm me mjete teknike i transmetimeve jopublike, i të dhënave kompjuterike nga/ose brenda një sistemi kompjuterik, përfshirë emetimet elektromagnetike nga një sistem kompjuterik, që mbart të dhëna të tilla kompjuterike, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.Kur kjo vepër kryhet nga / ose brenda sistemeve kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi publike, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 295/a

Zbulimi i akteve ose të dhënave sekreteZbulimi ndaj të tretëve i të dhënave ose ndihma për të zbuluar të dhënat, të cilat ligji i përcakton si sekret, nga ana e një funksionari publik ose e një personi të ngarkuar me një shërbim publik, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës ose duke abuzuar me cilësitë e veta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.