Shteti elektronik në dorën e hakera-ve

229
Sigal

Speciale me Av.Kujtim Cakrani dhe Zaçe Islami: Qeveria është marrë peng bashkë me sistemin! Hakerat kanë hyrë në të gjitha zyrat e shtetit shqiptar, kanë marrë informacione të të gjitha llojeve edhe ato të Kryeministrisë, SHISH, Zyrat e Gjendjes Civile, dhe ALEAT që është istitucioni ku administrohen të dhënat sensitive për pajisjen me Pasaportë dhe ID etj. Prokuroria është në shkelje të rëndë të së drejtës së informimit pasi askush nuk ka të drejtë të mbyllë gojën e gazetarëve. Prokuroria të merret me patronazhistët dhe bananet me kokainë

Prokuroria ecën me urdhëra politik, vendi është në rrezik serioz, shteti shqetësohet vetëm për pushtetin

Shqipëria është përballur edhe një herë me një tjetër skandal atë të publikimit të të dhënave. Ndërsa nuk bëhet fjalë më për qytetarët e thjeshtë shqiptar, tashmë në lojë janë të gjithë personat me pushtet dhe të inkriminuar. Duket se gjithçka po ndodh sikur të ishte një skenar i shkruar nga dora e Spilberg. Pikërisht në një kohë kur krimi lulëzon në vend dhe të vetmet mundësi, të cilat premtojnë një luftë ndaj kriminalitetit shuhen. Pikërisht atëherë ky skenar merr një kthesë që vjen sërish në ndihmë të kriminelëve dhe atyre, që u pëlqen të punojnë në errësirë. Në fakt përveçse krimi po vepron duke zhdukur çdo provë që do i çonte para drejtësisë, Prokuroria u mbron krahët. Me një vendim të fundit Prokuroria e tha haptaz “Media duhet të mbyllë gojën dhe sytë dhe të mos merret me skandalin që po ndodh!” Por si mundet Prokuroria të japë një urdhër të tillë krejt në shkelje të Ligjit, të cilit pretendon se kjo prokurori po mbron. Për të na dhënë mendimin e ekspertëve të çështjeve ligjore Gazeta Telegraf ka intervistuar Avokatin Kujtim Cakrani dhe Avokatin Zaçe Islami. Avokatët kanë deklaruar se urdhri i Prokurorisë është në shkelje flagrante dhe shteti është i marrë peng.

 

Av. Kujtim Cakrani: Qeveria është marrë peng bashkë me sistemin!

Si e shihni daljen e të dhënave, tashmë të publikuar nga mediat e huaja, të informacioneve që klasifikohen si sekrete?

Dalja e të dhënave nuk është diçka e re në Shqipëri, dua të sjell në vëmendje se, të dhënat e shqiptarëve si ato sensitive dhe ato të lejuara nga ligji, janë bërë publike me anë të patronazhistëve të Partisë Socialiste, të cilat u përdorën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Këto të dhëna u morën nga portal e-Albania, sepse aty çdo shqiptar ishte i regjistruar për shërbimet publike etj. Më pas publiku dhe mbarë bota u njoh me një tjetër skandal të të dhënave të shqiptarëve atë të pagave. Të dhënat mbi pagat e çdo shqiptari shkaktoi një indinjatë në mbarë opinionin publik duke cënuar kështu jo vetëm sigurinë kibernetike por eksopzimi i pagave ishte edhe një kërcënim për sigurinë e çdo qytetari. Më pas tjetër skandal, ishte nxjerrja database i ID personale të qytetarëve, jo vetëm kaq, por publiku mësoi edhe pronësinë e automjetit të çdo shtetasi të Republikës Shqipërisë.

 Por nga sa është lënë të kuptohet hakerat kanë hyrë në të gjitha sistemet e shtetit shqiptar, kanë marrë informacione të të gjitha llojeve edhe ato të Kryeministrisë, SHISH, Zyrat e Gjendjes Civile, dhe ALEAT që është istitucioni ku administrohen të dhënat sensitive për pajisjen me Pasaportë dhe ID etj.

Askush nuk mbajti përgjegjësi për të gjitha këto edhe pse prokuroria ka regjistruar procedim penal për disa persona që nuk kanë asnjë lidhje me mbrojtjen dhe administrimin e të dhënave. AKSHI si institucioni përgjegjës direkt as që nuk mbajti përgjegjësi, ndose ishte përgjegjësi kryesor! Sot gjendemi përpara një sulmi tjetër kibernetik ku nga sa jemi të informuar janë marrë të dhënat nga sistemi TIMS, dhe të dhënat nga dy sistemet e tjera të policisë së shtetit ai ADAMS ku është një system që ka të administruara të dhënat për personat me rekorde kriminale apo grupet kriminale që operojnë në Shqipëri dhe më gjerë, si dhe informacionet që meren dhe jepen me partnerët ndërkombëtarë përsa i përket krimit, personave dhe çdo e dhënë tjetër në shërbim të hetimeve të thelluara. Gjithashtu janë marë të dhëna edhe nga sistemi tjetër i Policisë Shtetit ku hidhen informacionet e punës ditore të gjithë policisë në mbarë vendin. Por nga sa është lënë të kuptohet hakerat kanë hyrë në të gjitha sistemet e shtetit shqiptar, kanë marrë informacione të të gjitha llojeve edhe ato të Kryeministrisë, SHISH, Zyrat e Gjendjes Civile, dhe ALEAT që është istitucioni ku administrohen të dhënat sensitive për pajisjen me Pasaportë dhe ID etj. Pra sulmi kibernetik i shkaktuar ka penetruar në çdo rrjet të çdo institucioni. Kjo bën që siguria jonë kombëtare të kërcënohet seriozisht, dhe në këtë mënyrë kërcënohet edhe siguria e çdo qytetari. Është e tmerrshme që sot në dorë të hakerave të jenë të dhënat sensitive ato të shenjave të gishtave dhe të dhënat visive që përbën kërcënim real për individët.

 

 Pra sulmi kibernetik i shkaktuar ka penetruar në çdo rrjet të çdo institucioni. Kjo bën që siguria jonë kombëtare të kërcënohet seriozisht, dhe në këtë mënyrë kërcënohet edhe siguria e çdo qytetari.

Në shkolla aktualisht nuk jepen as dëftesat pasi sipas burimeve të gazetës ‘Telegraf’ janë zhdukur të dhënat me notat e studentëve. Si mendoni se do të ndikojë ky fakt te personat të cilët kërkojnë listë notash për aplikime të ndryshme?

Duke qenë se hakerat me sulmin kibernetik kanë marrë tashmë në dorë të dhënat elektronike të shqiptarëve, ato të portalit shtetëror e-Albania ku për çdo dokument qytetarët duhet ta marrin prej tij, atëherë për çdo person apo subject, që i duhet një dokument listë notash etj, duhet të presë apo t’i kthehet sistemi apo në rast të kundërt duhet të rifillojnë përsëri me metodën klasike atë të regjistrave. Natyrisht kjo mënyrë ka kosto kohore, sepse ka burokracinë Brenda, por në kushtet kur shteti nuk arrin të mbrohet nga sulmet kibernetike duhet patjetër të riaktivizojë metodat e vjetra të regjistrave.

Si e shihni veprimin e prokurorisë, të cilët deri më tani kanë dhënë vetëm urdhër për të mos i përhapur mediat informacionet e klasifikuara?

Vendimi i prokurorisë së Tiranës që ka nxjerrë një urdhër ku në bazë të nenit 103 të kodit të procedurës penale kërcënon gazetarët që mos publikojnë dokumentat e vjedhura nga hakerat! Ky urdhër është i paligjshëm, sepse kjo dispozitë e kodit procedurës penale shprehet dhe detyron vetëm për çështjet që janë nën hetim duke i detyruar ata mos publikojnë pjesë nga fashikulli hetimor etj. Pra kjo dispozitë nuk detyron mediat, dhe në këtë mënyrë urdhëri i prokurorit që detyron mediat mos publikojnë është i pazbatueshëm. Prokuroria nuk mund të nxjerë një urdhër të tillë sepse kur del një urdhër duhet të specifikohet për objektin konkret që i drejtohet. Në rastin konkret prokuroria ka lajthit sespe media në rastin konkret nuk ka në dorë informacionet apo dokumentacionin ajo thjesht i kopjon ato nga hakerat dhe i publikon. Kemi një precedent të mëparshëm, ish gazetari Julian Assange siguroi të dhënat sekrete të agjensive të sigurisë SHBA, ai i publikoi ato, edhe pse ato kërcënonin jo vetëm sigurinë kombëtare, por edhe marrëdhëniet e SHBA me aleatët ndërkombëtar. Gazetari Julian Assange u shpall në kërkim ndërkombëtar, por jo pse publikoi dokumentat, por për faktin se ai kishte siguruar ato në mënyrë të jashtëligjshme. Pra edhe në rastin konkret të dhënat e shqiptarëve janë vjedhur apo hakeruar nga personat e tretë dhe media vetëm sa i publikon. Urdhëri prokurorit në rastin konkret është jo vetëm i jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me ligjet vendase, por bie ndesh me Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut për lirinë e medias etj. Nëse ky urdhër i prokurorisë ankimohet në gjykatë ai del i paligjshëm në kundërshtim sa përmenda më sipër.

A mendoni se mund të ketë një skenar të fshehtë dhe ky sulm kibernetik të jetë orkestruar nga një organizatë kriminale?

Natyrisht që sulmi kibernetik ka një skenar të fshehtë, deri më sot dimë se këto sulme kanë ardhur nga hakerat e shtetit Islamik Irani, kjo na është bërë e ditur nga raporti i Microsoftit, por deri më sot nuk ka dal asnjë grup apo shtet të marrë përsipër autorësinë e këtij sulmi kibernetik. Kjo pak rëndësi ka, sepse dëmi është shkaktuar, të dhënat e shqiptarëve tashmë janë në duart e të huajve dhe në shitje për 900 euro. Kjo ka dëmtuar shumë së pari punën e Policisë së Shtetit pasi në këto dokumenta gjenden emrat dhe puna operative e shumë oficerëve të policisë që përballen me grupet kriminale. Zhdukja e të dhënave nga sistemet e Policisë Shtetit ku janë skeduar individë dhe grupe kriminale. Tashmë fshirja e të dhënave e vështirëson shumë punën e policisë për zbulimin dhe parandalimin e krimit. Këtë situatë të krijuar e bën më komike qeveria Kryeministri që nuk pranojnë realitetin e krijuar, për të ardhur keq sepse kërcënojnë gazetarët për mospublikim por asnjë fjalë për personat përgjegjës të institucionit AKSHI që ka për detyrë të ruajë dhe mbrojë të dhënat e shqiptarëve nga hakerimet. Është për t’u theksuar fakti që, qeveria shqiptare për të mbrojtur të dhënat e tyre ka shpenzuar plot 190 milion euro, dhe këto të gjitha nga taksat e tyre. Prokuroria nuk duhet të merret me mediat dhe gazetarët, por duhet të nisë hetimet nga AKSHI, personat përgjegjës jo vetëm që nuk kanë arritur të detektojnë dot hakerimin, por edhe për tenderat sekret që ky institucion ka bërë gjithë këtë periudhë nën justifikimin e përmirësimit të sistemeve mbrojtëse të të dhënave etj.

 

Si e shihni daljen e të dhënave të publikuara tashmë në mediat e huaja atë që quhet si informacione sekrete, edhe kur nuk po i publikojnë mediat në Shqipëri po e bëjnë ato jashtë vendit. Ndërsa Prokuroria ka dhënë një urdhër në Shqipëri që mediat të mos i publikojnë këto informacione?

Dalja e këtyre të dhënave bëhet në fakt në kuadër të globalizmit. Është një politikë më e lartë që synon zhdukjen e të dhënave për shumë qytetarë, të cilët nuk do të kenë mundësi të gjejnë asnjë dokument të tyre që do u duhet nga këto sisteme. Pasi shteti nuk mund të jetë vetëm në sistemet online. Prokuroria është në shkelje të rëndë të së drejtës së informimit pasi askush nuk ka të drejtë të mbyllë gojën e gazetarëve. Madje gazetarët kanë të drejtë të ruajnë burimin e tyre deri në fund dhe të publikojnë informacionet që posedojnë. Një vendim i tillë është tregues se porkuroria po vepron si në monizëm dhe nuk ka asnjë të drejtë që të japë një vendim të tillë. Prokuroria nuk mund të ndalë gazetarët. Kjo është e gjitha një politikë që bëhet në kuadër të globalizmit.

 Prokuroria është në shkelje të rëndë të së drejtës së informimit pasi askush nuk ka të drejtë të mbyllë gojën e gazetarëve. Madje gazetarët kanë të drejtë të ruajnë burimin e tyre deri në fund dhe të publikojnë informacionet që posedojnë. Një vendim i tillë është tregues se prokuroria po vepron si në monizëm dhe nuk ka asnjë të drejtë që të japë një vendim të tillë.

 

Por nëse kjo është një politikë që po ndiqet globalisht, pse nuk po ndodh në vende të tjera por vetëm në Shqipëri? Ka pasur sulme edhe në rajon, por jo në nivelin e atij në Shqipëri!

Kjo në fakt që po ndodh në Shqipëri është një eksperiment, po provohet se si do të mund të fshihen të dhënat e qytetarëve nga ata që drejtojnë botën. Në fakt Shqipëria po drejtohet nga një Kryeministër kukull ndaj edhe ndodhin këto që ndodhin. Kryeministri drejtohet nga të tjerët nuk merr dot asnjë vendim. Shqipëria është një zonë ku po zhvillojnë eksperimente të ndryshëm dhe kërkesa nga më të ndryshme të gjitha këto në kuadër të integrimit. Nuk i kërkojnë asgjë as një vendi tjetër në Europë që synon integrimin, por Shqipërisë po. I kërkojnë të njohë martesat burrë me burrë e grua me gura. Ky ësht eksperimenti, këto nuk i kërkojnë as në Serbi por kryeministri shqiptar është i komanduar nga të tjerët. Kryeministri Shqiptar nuk bën asnjë lëvizje pa urdhërin e organizatave kriminale dhe masonerisë.

A mendoni se mund të ketë një skenar të fshehtë dhe të jetë orkestruar nga organizata kriminale pasi janë fshirë të dhënat e TIMS?

Është prekur dhe është e rrezikuar jashtëzakonisht siguria në vend. Asnjë nuk është më i sigurtë në vend. Pasi të dhënat mund të fshihen apo të përdoren nga persona të tretë, që nuk dihet se çfarë qëllimesh kanë. Tani janë fshirë të dhënat e TIMS dhe në këtë mënyrë janë fshirë të dhënat e të gjithë kriminelëve me të cilët ka lidhje Kryeministri Rama. Është fshirë çdo hyrje- dalje e kriminelëve me të cilët është lidhur Kryeministri apo që kanë vepruar në Shqipëri për një kohë të caktuar. Është ky kryeministër i cili është një kukull në duart e kriminelëve dhe komandohet për të bërë atë që i thonë të tjerët se duhet të bëjë. Ndaj edhe kjo është arsyeja kryesore se pse vendi është në një rrezik të jashtëzakonshëm.

 Rrjedhja e të dhënave cënon seriozisht sigurinë, Shqipëria është vendi i eksperimenteve me një kryeminstër kukull.

Por duke u ndalur edhe një herë te fshirja e të dhënave që janë bazike për qytetarët si fshirja e notave apo burime për gazetën “Telegraf” thonë se aktualisht nuk mund të tërheqësh as listat e notave të studentëve, si mendoni se do të ndikojnë kjo te studentët që nuk do të kenë mundësi të tërheqin asnjë listë notash?

Listat e notave nuk mund të jenë vetëm të ruajtura në sisteme. Kjo nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës. Kjo nuk duhet të ndodhë as në Shqipëri. Listat e notave dhe dokumentet më me rëndësi nuk mund të jenë vetëm të ruajtura online, pasi do të ishte një shkatërrim i të gjithë jetës sociale. Por kjo po bëhet për të fshirë historinë e qytetarëve po bëhet për të fshirë të shkuarën e për të fshirë identitetin e shumë qytetarëve. Kjo është një vepër e Iluminatit dhe masonerisë.