“Shqiptarët vdesin para spitaleve, Ilir Beqaj tregon drekat me gjel deti”

238
Sigal

Ideatori i “shëndetësisë falas”, ish-ministri Ilir Beqaj ka zgjedhur të jetë aktiv në rrjetet sociale duke postuar foto nga pushimet dimërore në Malësi të Madh dhe vizitat në restorantet më të mira në vend.

Publikimet turistike të ish-ministrit bëhen në të njëjtën kohë, kur para spitaleve qytetarët nuk po arrijnë të marrin shërbimet e duhura.

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, ka reaguar për ketë sjellje të ish-ministrit. Në një postim në Facebook, Straizimiri shkruan: “Shkëlqimi dhe mjerimi i kurtizaneve të “rilindjes”! Këtij, ndër kurtizanet e “Diellit”, “Skënderbeut”, duket se i kanë caktuar rolin e Marie-Antoinette e cila, flitet se, ndërsa njerëzit po vdisnin rrugëve nga zia e bukës, këshillonte që “ata që s’kanë bukë, le të hanë brioche”… Flitet gjithashtu, se Marie-Antoinette mbase s’e ka thënë në të vërtetë (siç ende sot argumentojnë monarkistët francezë)… ndërsa ky po!

Ky e thotë dhe e shkruan, madje me pamje,  pavarësisht se sa ambulanca presin në radhë në oborret e spitaleve,  pavarësisht se me sa rritet numri i vdekjeve (të trukuara apo jo),  pavarësisht se sa shqiptarë, me lot të hidhur bëjnë hesapin e kurës anti-covid, dhe thonë se aq lekë s’i kanë parë kurrë me sy të gjitha bashkë… Ky ndërkohë “ha përshesh” dhe i këshillon se përsheshi del më i mirë … me gjel deti…

Siç thonë tironcit: ktyne iu lef qeni ratë…!!! KAQ!”,- shkruan Strazimiri.