‘Shqiptarët renditen krah afganëve dhe sirianëve si azilkërkues’, Xhaferri: Eksod dramatik, i ngjashëm me atë të viteve 90

53
Sigal

Në fjalën e tij, gjatë protestës madhështore në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, kryetari i i FRPD, Besart Xhaferri u shpreh se askush nuk mund ta shpëtojë Edi Ramën nga llogaridhënia e qytetarëve që janë mbledhur në këtë shesh.

Sot, jemi këtu për ti thënë Edi Ramës se as kriminelët me të cilët blen votat dhe kërcënon varësit e tu, as policia e inkriminuar, as bunkeri i Surreli, as Erdogani dhe ambasadorët e blerë nuk do të shpëtojnë nga llogaridhënia e këtyre qytetarëve që janë mbledhur. Sot jemi në këtë shesh për ata të rinjtë që qeveria i detyroi të marrin kamionët dhe gomonet drejt Anglisë, pasi qeveria e tyre me korrupsion ua bën të pamundur të ndërtojnë të ardhmen në atdhe.

Sot jemi në këtë shesh për auditorët dhe shkollat që kanë më shumë pedagog  dhe mësues se sa student dhe nxënës. Pasi eksodi ka qenë dramatik, i ngjashëm me atë të viteve 90, dhe sot shqiptarët renditen krah afganëve dhe sirianëve si azilkërkues.

Jemi këtu për ata shqiptarë që korrupsioni në shëndetësi ua pamundëson marrjen e shërbimit mjekësor, dhe janë të parët në Evropë për shërbimet në shëndetësi, me mijëra jetë të humbura për mungesë mjekësh, mungesë aparaturash dhe mungesë subvencionimi për kurim jashtë vendit.

Jemi këtu për të mbrojtur fëmijët tanë nga prindi një dhe prindi dy,  pasi ne jemi shqiptar dhe për ne nëna dhe babai janë të shenjtë  dhe kanë vlerën e zotit.