Shqiptarët e mbetur në kufi/ Berisha: Krimi kundër njerëzimit i Edvin Kristaq Xhelatit

313
Sigal

Një grup shqiptarësh kanë mbetur të bllokuar në kufirin grek prej disa ditësh dhe për këtë gjë qeveria ka hasur kundërshtime të forta.Ish- kryeministri Sali Berisha deklaron se kjo është barbari, Ndërsa I bën thirrje OKB-së që të ndërhyjë më urgjencë.

Mesazhi i Sali Berishes:

Vazhdon kalvari i krimeve kundër njerëzimit ndaj shtetasve shqiptarë me mohimin e riatdhesimit nga sadisti Edvin Kristaq Xhelati!

Njëlloj si në kohën e Enverit dhe babi Pilos (gjysh Kolekës) shqiptarët duhet të kalojnë ilegalisht kufirin që të hyjnë në vendin e tyre!

Krim i shëmtuar kundër njerëzimit nga bastardi i bllokmenëve hoxhistë, Edvin Kirstaq Xhelati, i cili u mohon atyre dheun e tyre me moton “Shqipëria, çiflik i etërve të tij mizorë”!

Ky sadist, Edvin Kristaq Xhelati bastard i etërve të tij barbarë, vazhdon të kryejë krime kundër njerëzimit ndaj shtetasve shqiptarë duke u mohuar rikthimin, riatdhesimin në vendin e vet pasi i ka shpallur ata bombë biologjike dhe lënë ata për ditë të tëra në tokë neutrale pa shtrojë, mbulesa, ushqime, ilaçe.

Me këtë qëndrim ai i detyron shqiptarët të futen fshehtas maleve si klandestinë në vendin e tyre dhe i arreston e keqtrajton ata për fajin e vetëm se erdhën tek familjet e tyre.

Kjo barbari nuk ndodh sot me asnjë vend të botës! Mundet ndofta në Korenë e Veriut.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë krim monstruoz të Edvin Kristaq Xhelatit i bëj thirrje OKB-së të ndërhyjë me urgjencë ndaj këtij akti të patolerueshëm që dhunon në mënyrë flagrante Konventat e OKB dhe Kushtetutën e Shqipërisë!