“Shqipëria si Pakistani, qeveria e kapur nga mafia”, Vasili: Këtë realitet e ndryshon vetëm populli

21
Sigal

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili risjell në vëmendje atë se çka po ndodh në Pakistan, ku e drejta fitoi mbi represionin.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vasili thekson se skenari në Shqipëri ngjan si dy pika uji.

REAGIMI I VASILIT
E drejta fitoi mbi represionin, mesimi i madh nga Pakistani!
Megjithese i burgosur ish kryeministri i Pakistanit Imra Kahn fitoi zgjedhjet.
I burgosur nga drejtesia politike dhe me nderhyrje nga jashte Imra Kahn u burgos, por nuk u mposht.
Gjykimin per Partite dhe Liderat e jep populli dhe jo pushtetet e kapura dhe diplomatet e huaj te çdo lloji.
Ky mesim i madh nga Pakistani nje vend me mbi 240 milion njerez flet qarte.
Skenari ne Shqiperi ngjan si dy pika uj.
Nje qeveri e kapur nga mafia dhe narkotrafiku, pushtet gjyqesor i kapur nga narkoqeverisja rilindase e Rames, diplomate qe trafikojne influenca sipas diplomacise se havjarit, nje korrupsion shkaterrimtar, qe ka pushtuar cdo zyre te qeverisjes nga kryeministri tek zyrtari me i fundit rilindas, zgjedhne qe grabiten nga qe eria permes shitblerjes se votes dhe shantazheve e kercenimit, nje shpopullim dhe largim masiv i qytetareve si pasoje e kesaj qeverisjeje, dhe burgosje e ish kryeministrit dhe liderit te opozites, kjo eshte fytyra e situatës ne Shqipëri.
Kete realitet nuk e ndryshon dot asnje propagande e cdo lloj forme.
Kete realitet e ndryshon vetem populli, qe ka te drejten te largoje mafiozet dhe te shpëtojë Shqiperine nga murtaja rilindase.
Shembulli i Pakistanit i thote te gjitha.