Shqipëria si BE, votë kundër SHBA. Reagon Tritan Shehu: Po për Kubën, pse duhet te votonim kundër

626
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ngriti edhe njëherë shqetësimin për voton e Shqipërisë kundër SHBA-ve në OKB.

Bëhet fjalë për voton pro rezolutës së paraqitur nga Kuba për heqjen e sanksioneve të paraqitura nga SHBA.

Shehu paralajmëron se me qëndrime të tilla do të dëmtohen interesat kombëtare të Shqipërisë, duke krijuar të “çara” me SHBA-të, vend thelbësor për paqen në botë.

Deklarata e Tritan Shehut

Po per Kuben, pse duhet te votonim kunder ShBA-se?!
Perseri vote kunder ShBA-se ne Asamblene e OKB nga perfaqesuesi shqiptar, duke votuar “pro” Rezolutes se paraqitur nga Kuba per heqjen e sanksioneve amerikane ndaj saj.
Nderkaq paradoksalisht perfaqesuesi yne “absenon” per amendametet e paraqitura nga ShBA per kete Rezolute!!
Ne keto vitet e fundit ka nje ndryshim te qendrimit amerikan ndaj maredhenieve me Kuben, ndaj te cilit ne nuk ka pse te kundervihemi, pavaresisht se si veprojne vende te tjera.
Ne nje diplomaci te mencur e jo te “detyruar” ka edhe menyra te tjera votimi ose mos votimi, per te shmangur ballafaqimin me aleatin tone kryesor strategjik si shqiptare.
Ne fakt kjo tendence kundervenie ndaj ShBA ne OKB ( jo vetem aty), per ceshtje sigurie shume larg interesave e influencave tona, per te cilat ne duhet te ndjekim ate vend , ne menyren me paradoksale e te gabuar eshte bere nje rutine ne qendrimet tona ne ato organizma.
Gjykoj se keshtu ne demtojme interesat tona kombetare dhe gradualisht krijojme “te cara” ne maredheniet me ate vend thelbesor per ne e paqen ne bote, gje qe minimalisht rrezikon te zbehe perkrahjen e cmuar amerikane ndaj ceshtjeve tona madhore.