“Shqipëria nuk mund të hyjë në BE pa luftuar mafien fuqishëm”

362
Sigal

Lëvizja Pesë Yjet e Matteo Salvinit i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të luftojë fuqizimin mafies në Europë, e cila sipas tyre ka mbërritur tanimë deri në Bruksel.

Ajo ngre në veçanti alarmin për mafian italiane, e cila, sipas Pesë Yjeve, po pastron paratë nëpër të gjithë Europën dhe ka tentakula të fuqishme edhe brenda unionit.

Eurodepudetja Sabrina Pelledoli, një nga figurat më të fuqishme të kësaj lëvizjeje, tha se bosët e krimit kishin ngadalësuar zgjerimin e BE-së në Europën Lindore dhe Ballkan, ku kishin investuar shuma të mëdha parash të pista.

Duke folur për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zonja Pelledoli deklaroi se kishte ardhur koha që Brukseli t’i vinte fre mafies dhe krimit të organizuar. Eurodeputetja italiane beson se mafia italiane ka lidhje të fuqishme me bandat shqiptare të drogës dhe sipas saj, Tirana dhe Shkupi nuk mund të bëhen pjesë e BE-së pa u forcuar ligji antimafia.

“Tani është koha e duhur për të forcuar legjislacionin antimafia në Europë. Ne duhet të kemi një ligj të fuqishëm për luftuar mafian dhe atëherë të hapim derën për anëtarë të rinj si Shqipëria, pa probleme”, deklaroi ajo në një intervistë për tabloidin britanik “Express.UK”.

Sipas saj, Bashkimi Europian ka lejuar që familjet mafioze të fuqizohen edhe më shumë, duke përfituar nga tregu i përbashkët i unionit dhe subvencionet e Brukselit.

Gjatë periudhave të krizës ekonomike, familjet mafioze italiane si Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta, kanë mbajtur një profil të ulët në vendin e tyre, ndërkohë që po investojnë miliarda euro në firmat në të gjithë kontinentin. Sipas saj, këto familje po përdorin biznesin e ligjshëm për të pastruar paratë e trafikut të drogës.

Sipas zonjës Pelledoli, vrasjet dhe krimet e dhunshme janë zëvendësuar me ryshfete, ndërkohë që kriminelët përpiqen të qëndrojnë në errësirë. Ajo ngriti po ashtu shqetësimin për fuqizimin e mafias shqiptare në Europë.

“Është shumë e vështirë për shtetet e tjera anëtare të kuptojnë se çfarë është në të vërtetë mafia. Gazetat përshkruajnë elementet folkloristike, por kjo është vetëm një pjesë shumë e vogël e mafies”, tha ajo duke folur për mediat britanike.

“Pjesa e dhunshme është pjesa e dukshme, por pjesa më e rëndësishme e mafias është faktori ekonomik. Dhe, nuk janë vetëm italianët, por është mafia turke, shqiptare dhe ruse që veprojnë në Europë”, theksoi ajo. “Mafia Italiane është një strukturë shumë e fortë dhe shumë profesionale. Për ta, është gjithnjë e më e lehtë për ta të paguajnë ose të korruptojnë dikë sesa ta vrasin”.

Pelledoli i ka kërkuar Europës të miratojë një qasje të re për të trajtuar praninë e mafies në Europë.

Në Itali, janë futur ligje specifike për të trajtuar aktivitetet e paligjshme dhe shpesh të dhunshme të mafias, pasi sindikatat e krimit kanë përfituar për dekada të tëra nga rregullat e dobëta. Legjislacioni mundëson jo vetëm gjurmimin e aktiviteteve të familjeve kriminale, por edhe konfiskimin e pasurive e tyre. Kjo u ka mundësuar autoriteteve italiane të arrestojnë bashkëpunëtorët e bandave të krimit të organizuar edhe nëse ata nuk e kanë shkelur vetë ligjin.

Ky legjislacion ka bërë që mafia të kërkojë mundësi të reja “biznesi” diku tjetër në Evropë, tha Puledoli, sidomos në Europën Lindore.

“Fakti që nuk ka pengesa në Europë e bën më të lehtë që mafia të qarkullojë drogë dhe para”, thotë politikania italiane për “Express.Uk”. “Problemi i vërtetë është kur bëhet fjalë për pastrim parash, ata përdorin mjete ligjore, ata blejnë restorante dhe qendra tregtare, duke u bërë të padukshëm

Sipas Lëvizjes Pesë Yjet grupet mafioze po inestojnë në ekonomitë e dobëta ta vendeve të Europës Juglindore dhe Ballkanit, duke ndihmuar në fakt në ekonominë e tyre, por këto para të pista e kanë burimin nga trafiku i drogës.”

Zonja Puledoli tha që prania e mafies në këto vende është e qartë, por se qeveritë, si dhe vetë Brukseli bëjnë “një sy qorr” për shkak të rritjes në ekonomikë si dhe lidhjeve të fuqishme politike të bosëve të drogës.