Shqipëria ndodhet në koma!

523
Sigal

Nga Edmond Panariti

Shqipëria ndodhet në koma! Sepse “kirurgu”, i reformës në drejtësi nuk ndoqi procedurat e dakordesuara kushtetuese, por ja paralizoi asaj qendrat jetësore dhe funksionale me bisturinë e “paligjshmërise”… Tani sistemi është në “koma”, pra as i gjallë, dhe as i vdekur.. Në këto kushte, nuk mund të vazhdojë shërimi i tij, pa e risjellë fillimisht në jetë atë! Kjo arrihet duke riparë dhe korrigjuar të gjitha shmangiet dhe shkeljet në procesin e dakordësuar dhe votuar me konsensus nga “këshilli i mjekëve” . U tremb me të drejte edhe fqinji ynë dhe tha: Unë nuk futem në operacione të tilla, ku të nxjerrin sytë, për të vënë vetullat!