Shqipëria mes qeverisjes mazhoritare me femra dhe dhunës së pandalshme ndaj femrës

316
Sigal

Analiza nga Prof.Dr.Zamira Çavo/ Qeveria e Rilindjes ka në drejtim vetëm 4 burra: 3 tigra dhe 1 luan në krye të një tufe delesh! Rama, ja ka parë “Hajrin” përulësisë së femrave ministre dhe ka bërë çfarë i ka dashur qefi me dikasteret e tyre. Ato janë punëtore por nuk dinë të thonë JO, pasi janë të “limituara” në kufijtë e integritetit dhe plotësojnë çdo ambicje të Kryetarit. Por të përdorësh femrën për të siguruar një drejtim të qetë personal, është një dhunë shumë herë më e keqe se dhuna fizike

Një qeveri që ka në drejtim vetëm 4 burra:  3 tigra dhe një luan në krye të një tufe delesh!

Kam që nga viti 2013 që pres më ankth çfarë rezultati do sjellë në shoqërinë shqiptare shtimi i numrit të fermrave në politikë e sidomos në qeverisje. Sot kemi një qeveri pothuaj femrash plot 12 dhe vetëm 4 burra! Pra një qeverisje femërore. Lider të ndryshëm botërorë , kanë uruar të kenë një qeveri të tillë duke qenë të sigurtë se një qeveri me femra, është një garanci për një qetësi e reduktim dhune në shoqëri. Madje Obama thoshte se nëse duam paqen duhet të lemë femrat të qeverisin. Atëherë pse jam e trishtuar për këtë qeveri? Pse ndjehem e keqardhur për ato femra që tashmë drejtojnë pothuaj gjithë sektorët më të rëndësishëm të vendit? Dhe pas një bisede të gjatë me vetveten arrita të kuptoj atë që ka ndodhur e do të ndodhë edhe në të ardhmen me këtë qeverisjen tonë femërore… E nisa reflektimin nga një humor realist që ka ndodhur në vitet e hershme të “socializmit” alla shqiptar.

Femrat që zgjedh z.Kryeministwr, janë vërtetë punëtore, por janë nga ato që nuk dinë të thonë” Jo”! Janë të “limituara” në kufijtë e integritetit të tyre me interesat që i kanë lidhur! Ndaj ato nuk mund të drejtojnë. Ato vetëm plotësojë ambicjet e Kryetarit për të bërë “punë” me firmën, me përgjegjshmërinë dhe frikën e tyre

Gratë e shkreta nga një shtypje e llahtarshme që kishin  në historinë e lashtë të këtij vendi, të frymëzuara nga ideologjia socialiste e të nxitura nga emancipimi që i hapi udhë partia e punës, vendosën të organizoheshin në organizata të grave. Kështu ndodhi edhe në një provincë. Gratë u mblodhën folën e u entuziazmuan dhe zgjodhën kryetar.. një burrë që t’i drejtonte! Ai ishte i pari kryetar i një organizate gruaje! Më vonë gratë u shkolluan, dolën në punë, u bënë deputete, kryetare kooperative, heroina, por asnjëhërë nuk arritën të bëheshin kaq shumë në qeveri. E megjithatë statusi i gruas atëhere ishte i respektuar kudo dhe dhuna ndaj tyre ishte e dënueshme në çdo nivel social. Dhe kur them e dënueshme nuk e kam fjalën për ligje të shkruara, por për Ligje të zbatuara! Pra konkluzioni është i thjeshtë… gratë qeverisen nga burrat dhe kur janë shumicë ama të drejtat e tyre dhe sidomos dhunën nuk e largon dot asnjë qeverisje që drejtohet nga burrat, por politikat që ndjek ai që është në krye! A është z.Rama i interesuar për krijimin e një statusi të ri për femrën shqiptare? A kërkon Ai vërtetë t’i japë femrës shqiptare gjithçka ajo meriton? Unë them që as i ka vajtur mëndja. Po si shpjegohet atëherë kjo filozofi e tij për t’i lënë femrave kaq shumë poste në politikë dhe qeverisje?

 Rama, pasi ia ka parë “Hajrin” përulësisë së femrave ministre dhe ka bërë cfarë i ka dashur qejfi me dikasteret e tyre. Por të përdorësh femrën për të siguruar një drejtim të qetë personal, është një dhunë shumë herë më e keqe se dhuna fizike.

Përgjigja ime është e thjeshtë:

– Sepse femrat janë nga natyra saktifikueset më të mëdha për të realizuar përgjegjësitë që kanë! Ato punojnë sa për 10 burra! Dhe femrat ministre këtë kanë bërë gjatë këtyre 8 viteve: Kanë punuar me përgjegjësi, por nuk kanë drejtuar! Asnjëra! Sepse drejtimin e ka patur dhe e ka vetëm njëshi! Ai urdhëron të ngrihesh natën e të pastrosh: Ai urdhëron të shkosh e të presësh vaksinat: Ai urdhëron… Asnjëra nga femrat nuk mund të bëjë atë çka mendon se është më e mira në sektorin që e drejton formalisht. Jo! Ajo duhet vetëm të zbatojë çka i kërkohet!

-Sepse femrat që zgjedh z.Rama (si të ishte Sulltani i Haremit të tij), janë vërtetë punëtore, por janë nga ato që nuk dinë të thonë” Jo”! Janë të “limituara” në kufijtë e integritetit të tyre me interesat që i kanë lidhur! Ndaj ato nuk mund të drejtojnë. Ato vetëm plotësojnë ambicjet e Kryetarit për të bërë “punë” me firmën, me përgjegjshmërinë dhe frikën e tyre!

-Sepse Rama, pasi ia ka parë “Hajrin” përulësisë së femrave ministre dhe ka bërë çfarë i ka dashur qejfi me dikasteret e tyre, tashmë mund të nxjerrë prej tyre edhe “fitimin” e imazhit ndërkombëtarë: Një qeveri që ka në drejtim vetëm 4 burra!  Ama janë 3 tigra dhe një luan në krye të një tufe delesh!

-Sepse autoritarizmi i “Njëshit” në qeverisje është dhuna e përditshme që ato pësojnë çdo ditë e çdo orë të punës së tyre. Kjo dhunë verbale e ushtruar nga lart, i bën ato edhe më vulnerabël në postet që mbajnë, por edhe më “dhunuese” ndaj atyre që kanë poshtë hierarkisë së tyre. Kështu dhuna gjeneron dhunë dhe shoqëria shqiptare nuk do mundet as edhe këtë mandat të fitojë diçka në qetësinë e paqen që Obama ka parashikuar për gratë në qeverisje!

Shqipëria ka shoqëri maskiliste. Bota është akoma e tillë. Por të përdorësh femrën për të siguruar një drejtim të qetë personal, është një dhunë shumë herë më e keqe se dhuna fizike.

Ndaj jam e dëshpëruar edhe me këtë “Sukses” të femrës shqiptare në politikë e qeverisje.

P.s : Ndjesë që kam përdorur dy emërtime një herë “grua” dhe një herë “femër”. Kjo është për t’ju “përshtatur” fjalorit të ri të “barazisë gjinore”