“Shqipëria mbi gjithçka”, Meta fton qytetarët në protestë: Është ora për t’u përballur me këtë regjim të kalbur!

96
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ftuar qytetarët për të protestuar ditën e nesërme në orën 17:00 përpara Parlamentit.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe një pjesë nga fjala e tij në protest, Meta është shprehur se protesta është prova e dinjitetit patriotik dhe qytetar.

Ai thotë se ka ardhur ora për t’u përballur përmes një rezistence pa kthim me qeverinë, të cilën e konsideroi një regjim të kalbur dhe armik të interesit publik.

“Kjo protest historike dhe madhështore është prova e dinjitetit më të lartë qytetar dhe patriotik. Sot është ora për t’u përballur me një rezistencë pa kthim me këtë regjim të kalbur dhe armik të interesit publik dhe kombëtar”, thotë Meta në videon e ndarë nga protesta.

Reagimi i Metës:

Shqipëria mbi gjithçka!

Nesër, 13 shkurt, ora 17:00, të gjithë në protestë para Kuvendit! ✌️????????