Shqipëria 1.2 miliard Euro për 53 km Kroacia 430 milion Euro për 333 km

336
Sigal

 

Nga Jorida Tabaku

Si një bandë në ikje, në fund të mandatit Edi Rama po projekton dhe vjedhjen e fundit siç ka qenë dhe bilanci i punës së tij në këta  7 -vjet.  Dje, përmes shoë-t  me të cilin kërkon edhe të mbulojë dështimin e tij dhe futjen e vendit në krizën më të rëndë të 20- viteve të fundit, shpalosi projektin e Rrugës Milot-Fier. Ndonëse në një terren fushor dhe që piketon një distancë 136 km, përmes të cilës qeveria pretendon të shkurtojë kohën nga 120 minuta, në 75 minuta, do të ketë koston e 1.2 mld eurove. Autostrada që lidh Kroacinë me Bosnje- Hercegovinën, e financuar nga BE-ja ka një kosto, prej 1.29 mln euro për 1 km, një shifër  7 herë më e ulët se sa kostoja e PPP-së për rrugën Milot-Fier. Ironikisht, rruga e Kombit për të cilën kryeministri Rama ishte kundër dhe e anatemoi vazhdimisht, e gjatë 114 km, dhe ka shkurtuar një distancë prej 8 orësh në afro 2 orë, përshkruan një terren malor, ka tunele, ura e përforcime të tjera, ka pasur një kosto prej 1.38 miliardë eurosh. Bilanci i tij për ndërtim rrugësh dhe investime në infrastrukturë është inekzistent. Sot, ai ka shpalosur një projekt grabitqar,  por që ua kalon të gjitha grabitjeve të mëparshme. Edi Rama do të mbahet mend, si i vetmi kryeministër që ka hapur tendera e ka dhënë  koncesione,  por kurrë nuk i ka zbatuar ato. Do të mbahet mend, si Kryeministri i projekteve  të florinjta pasi vetëm rrugë nuk mund të quhet ajo listë dëshirash që janë duke tenderuar. Kjo sjellje kriminale, ka një efekt të jashtëzakonshëm në buxhetin e shtetit dhe në borxhin publik,  kur deri më sot,  kontratat e lidhura shkojnë në një vlerë prej 13% e PBB-së. Dallimi është më se i qartë për të gjithë. Shqiptarët janë sot në mes të një krize ekonomike, parashikimi i BERZH-it është se Shqipëria, do të ketë një rënie ekonomike prej  9% të PBB-së. Një vit më parë në Poznan të Polonisë,  u prezantua ndër të tjera, dhe projekti i financuar nga BE-ja,  që do te lidhë Mesdheun dhe Adriatikun, plus Jonin, me një autostradë. Sipas këtij projekti të madh, segmenti që lidh Kroacinë me Bosnjen prej 333 km do të kushtojë 430 mln euro. Kostoja e 1 km rrugë sipas standardeve të BE-së, është 1.29 mln euro, një shifër 7 herë më e ulët se sa kostoja e PPP-së për rrugën Milot-Fier. Premtimi ynë mbetet i njëjtë: RISHIKIMI I ÇDO KONCESIONI DHE PPP-je,  si dhe PLATFORMA ANTIMAFIA DHE ANTIKORRUPSION. Le t’i ofrojmë shqiptarëve investime reale që krijojnë vende pune e i japin frymë ekonomisë, mjaft më me fasada!