Shqipëri-Kinë, bashkëpunim me projekte konkrete në fushën e zhvillimit urban dhe strehimit

502
Ministrja e zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni është takuar ditën e sotme me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Gjermeni bën me dije se mes tyre është folur për projekte konkrete bashkëpunimi në fushën e zhvillimit urban dhe strehimit. “Një takim frytëdhënës me Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, zonjën Jiang me të cilën diskutuam mbi projekte konkrete bashkëpunimi në fushën e zhvillimit urban dhe strehimit”, shkruan Gjermeni.
Sigal