Shpëtim Idrizi: Opozita nuk bën mirë që kërkon dorëheqjen e Metës

428
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, u shpreh dje se, për akuzat e deputetit Doshi ndaj kryeparlamentarit Meta dhe aksionin e opozitës, ku PDIU-ja bën pjesë, duhet pritur, për herë të parë në 24 vjet, që të flasin institucionet dhe jo politika. Opozita nuk bën mirë që kërkon dorëheqjen e Metës,- theksoi ai, pasi është çështje imazhi për vendin dhe nuk ka ndonjë përfitim. “Unë jam i paaftë të kuptoj se çfarë ndodh tek PS-ja, por gjykoj se çështja ka një impakt të madh publik dhe këtu janë në pikëpyetje institucionet e shtetit përballë qytetarit, aftësia për ta zbardhur të vërtetën. Mendoni si do të ndihen qytetarët, që ndeshen me dhjetra probleme. Shpresoj që edhe prokuroria të veprojë dhe politika të mbështesë prokurorinë. Nuk ndjehem mirë të shoh vendin në protesta. Protesta paqesore e ditëve të fundit ishte e veçantë, ishte paqësore dhe e përshëndes, po nuk mendoj se opozita bën mirë të kërkojë dorëheqjen e kryeopozitarit, pasi është çështje imazhi për vendin. Do të dalim në faqet e para të gazetave ndërkombëtare. Ky është rasti të lëmë institucionet të flasin. Për 24 vje,t kur institucionet nxitonin të flisnin, fliste politika. Pra, tani ky është rasti t’i lemë ato të flasin. Unë nuk e gjykoj dot, se nuk është kërkesa ime, po çdo ditë të enjte ne japim shfaqje që dekurajon qytetarët, ekonominë dhe nga pikëpamja formale unë nuk kuptoj se cili është përfitimi. Kur të gjitha palët kanë shkuar në prokurori, të presim çfarë drejtësia do të zbulojë. Nuk mendoj se lënia e vendit vakant do të ndihmonte në këtë gjë në këtë drejtim. Ndërsa për koalicionin zgjedhor, me të cilin mundet PDIU-ja të bashkohet kryetari i saj Shpëtim Idrizi u shpreh: “Për koalicion, e kam bërë të qartë se ne do të vendosim ato realitete ku kemi një peshë specifike. Kështu që ne kemi nisur punën për zgjedhjet lokale dhe kërkesat tona. PDIU-ja është tashmë realitet në tre palë zgjedhje me peshë specifike në 5 qarqe, po sigurish që është shpërndarë në të gjithë vendin dhe ka 5 deputetë. Deri më sot nuk ka pasur negociata, sepse jemi fokusuar tek ky set arsyetimesh që do t’i shtrojmë në një tryezë dhe nuk janë kërkesa të një partie që po bëhet interesante duke hapur një lloj ankandi.. Ne kemi një set parimesh tona dhe jemi të hapur me të dyja palët. Ne nuk kërkojmë përtej zonës ku kemi peshën tonë specifike e pse jo, jemi gati të afrojmë kandidatura të tjera. Nëse do të shohim peshën specifike nëse na mjaftojnë 25-30 mijë për 5 deputetë, atëhërë janë mbi 30 mijë vota të tjera që janë përfituar nga partia kryesore e koalicionit”.
Sigal