Shpërthimi tronditës në Bejrut, Meta: Solidarizim me popullin e Libanit, lutjet e mia janë për të lënduarit

57

Preasidenti Ilir Meta shpreh ngushëllime për ngjarjen tragjike të ndodhur këtë mbrëmje në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ku nga dy shpërthime të fuqishme në Port u shkatërrua thuajse i gjithë qyteti.

Nga shpërthimet janë konfirmuar deri më tani 50 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur, ndërsa Meta thekson se mendimet dhe lutjet e tij janë për të lënduarit dhe familjet e viktimave.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut!
Solidarizim me popullin e Libanit. 🇦🇱🤝🇱🇧”, shkruan Meta.