Shpërthen keq Bushati: Po të isha si demokratët, do ta nxirrja nesër nga zyra për brekësh Bashën!

187
Sigal

Analisti Andi Bushati, e konsideron të kapur Lulzim Bashën, pas vendimit të tij për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, Sali Berishën.

Bushati tha se Basha e ka shitur Berishën tek Edi Rama.

Po të isha demokrat, do të shkoja nesër aty te zyra e PD, ta nxirrja për brekësh lulzim Bashën jashtë!

Nuk mund të shitet opozita tek Edi Rama. Sot Basha e shiti Berishën te Edi Rama.

Demokratët kanë tre javë, që kanë parë që mediat e paguara nga Rama shpjegonin se si Basha bëhej më i fortë duke e hequr Berishën. Pra, ata që e duan të varrosur PD-në. Kjo i shërben vetëm Edi Ramës“, tha ndër të tjera Bushati.

Pas vendimit të Bashës, për ta përjashtuar Berishën, ka patur një lumë reagimesh nga demokratët në PD, por edhe votuesit në rrjetet sociale. Vendimi ka tronditur kampin blu. Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur kundërshtinë me vendimin e kryedemokratit.

Ditën e nesërme, do të nisë legjislatura e re parlamentare. Berisha ka thënë se do të shkojë në Kuvend, por duket se ai nuk do të jetë më i mirëpritur mes grupit demokrat, të paktën sipas vendimit të kryetarit të partisë