Shpërthen Enkel Demi: Mendja e sëmurë e Ramës po i çon njerëzit në ekstremin e varfërisë!

344
Sigal

I ftuar në emisionin “Në fokus” në “Tv T”, gazetari Enkel Demi, ka folur edhe për mënyrën se si e ka menaxhuar Edi Rama krizën e shkaktuar nga Covid-19.

Demi tha se Rama e ka menaxhuar shumë keq këtë krizë dhe se karantinimi i vendit edhe në këto momente, nuk ka asnjë logjikë.

“Keq, keq, shumë keq e ka menaxhuar dhe nuk dëgjon asnjë profesionist. Sot Shqipëria nuk është e rrezikuar. Nuk ka asnjë arsye të jetë në karantinë, kemi vetëm katër të infektuar dhe prej një jave asnjë të vdekur. A e dini se janë hapur vende që kanë patur shumë më tepër humbje se ne? Po hapet Italia më shumë se ne, Gjermania, Anglia, Franca. Në vendet fqinje, Kroacia ka shpallur që do të bëjë sezon turistik prej vërteti, kurse ne duhet të marrim leje tek Blendi Klosi.

Është mendja e tij e sëmurë, që gjendet në luftë. Është një kënaqësi pērverse që ai ndjen, për t’i mbajtur njerëzit nën trysni, t’i mbyllë brenda në shtëpi dhe mbi të gjitha mos t’ju japë për të ngrënë. Metodologjia është diktatoriale, enveriste. Po i çon njerëzit në ekstremin e varfërisë dhe pastaj është shumë kollaj, një njeri i varfër shitet shumë lirë. Ai do të dalë me fitim nga kjo histori. Nëse e blinte votën 50 euro, pas një viti do ta blejë për 10 euro.

Masat e tij, mund të kishin një efekt pozitiv në fillim, por tani janë idiote, janë masa të marra, debile. Ta shohësh sot Tiranën në karantinë, është budallëk, kur nuk ka asnjë të infektuar“, tha Demi.

Demi komentoi edhe nismën e fundit të kryeministrit për legalizimin e kånabisit, të cilën e konsideroi një nevojë të Ramës për të injektuar urgjentisht para, sepse vendi gjendet në vështirësi.

“Edi Rama ka pushtet absolut, por nuk ka para. E ka keqqeverisur vendin, sa ekonomia ka nevojë të injektojë para. Duke rritur borxhin, e ka të pamundur të marrë borxh dhe ka gjetur këtë zgjidhje, që me siguri është mendja e Arben Ahmetaj. E para, amnistia fiskale dhe e dyta legalizimi i kånabisit. Ai ka nevojë për para që t’i zbardhë për të paguar pagat dhe pensionet“, u shpreh Demi.