”Shpërthen” Basha dhe bllokon kuvendin: Ky parlament s’është pronë e mazhorancës

634
Seanca e sotme plenare ka nisur me tension, aty ku pritet të votohet ngritja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza se maxhoranca kërkon të votojë ngirtjen e komisionit, pa diskutim kur opozita e kërkon një gjë të tillë.
“Ky biçim parlament po degradon, sot në rend dite kemi çështjen e zgjedhjeve, opozita ka depozituar kërkesën për debat me emrat e folësve ju vini të papërgatitur për debat se nuk e doni debatin, për ti mbyllur gojën opozitës me kartona, mblidh konferencën e kryetarëve tani, opozita e ka bërë kërkesën pro rregullores, ky parlament s’është pronë e mazhorancës, as e jotja, prandaj ndërpre tani seancën, konstato kush ka përgjegjësinë për këtë problem. Keni lepurin në bark, ose bëhu përgjegjës për bllokimin total të punimeve të këtij parlamenti, vendos për një afat të arsyeshëm debati, s’mund të shtyhet me një javë, ne kemi kërkuar orën 4, por kjo seancë nuk mund të procedojë në shkeljen e rregullave”,-tha Basha.
Pjesë nga debati
Edmond Spaho: Kërkojmë debat nuk mund të kalojë vendimi për objektin. Opozita nuk ka objektiv tjetër vetëm reformën zgjedhore. Si ta kalojmë pa debat këtë vendim.
Taulant Balla: “Nuk pranoj të bëhemi instrument i PD-së. Mirëpres kërkesën për të shtyrë debatin. Në orën 16:00 të nisë seanca e të debatojmë. Debat me zor me një palë që ka dhënë konsensus nuk mund të ketë. Ne nuk kemi hallin që keni ju. Nuk jam dakord se çështja ka kaluar me konsensus.
Pandeli Majko: Debatet që kërkon Spaho në esencë nuk janë për Kuvendin por për Komisionin. Nuk arrij të kuptoj kush është esenca. Nëse do të kërkojë sa e ashpër është opozitë. Hajde të marrim vërejtjet e OSBE dhe e zgjidhim në komision, po kërkoni të bëjmë debat për një çështje që kemi rënë dakord.
Sigal