Shpenzimet qeveritare marrin 23 milionë të tjera nga Buxheti i Shtetit

473
Sigal

Këshilli i Ministrave miraton një sërë vendimesh të rëndësishme

 Këshilli i Ministrave ka miratuar dje një sërë vendimesh të rëndësishme. Kështu, qeveria vendosi t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kandidaturat alternative për anëtarë të Komisionit të Konkurrencës, për anëtarin e parë: Juliana Latifi dhe Leida Matja dhe për anëtarin e dytë: Ilir Gëdeshi dhe Indrit Baholli. Qeveria vendosi edhe emërimin si anëtarë të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për TND-në të Hysen Çela dhe Erind Mërkuri për një mandat 5-vjeçar. Qeveria vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin INTERREG IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Itali-Shqipëri-Mal i Zi, 2014-2020. Qeveria vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, në zonën kadastrale nr.1481, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 200 (dyqind) m2 dhe sipërfaqe trualli 270 (dyqind e shtatëdhjetë) m2, që preken nga zbatimi i projektit “Ndërhyrje rehabilituese në zonën e mbrojtur të Qendrës Historike të Dhërmiut”, miratuar me vendimin nr.80, datë 13.4.2016, të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve (KKR). Qeveria vendosi që Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2016, në programin “Mbështetje për kultet fetare”, t’i shtohet fondi prej 3 000 000 (tre milionë) lekësh për financimin e Kishës Katolike në Shqipëri, me rastin e Lumturimit të Martirëve Shqiptarë.

 

Qeveria vendosi që sipërfaqja pyjore prej 6.059 (gjashtë pikë pesëdhjetë e nëntë) ha, që do të përdoret nga shoqëria “TAP-AG” për ndërtimin e rrugëve të kalimit dhe urave të gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP), paketa e katërt, të hiqet nga fondi pyjor e kullosor publik, të pakësohet në volum dhe të çregjistrohet nga regjistri i kadastrës së pyjeve dhe kullotave. Qeveria vendosi që Aleksandër Lipivani, drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, të lirohet nga kjo detyrë, ndërsa z. Flamur Çelaj të emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Qeveria vendosi që në buxhetin e vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Drejtësisë, zëri “Shpenzime korrente”, të bëhet rishpërndarja e fondeve buxhetore, brenda programeve: a) Programit të Shërbimit të Provës, për vitin 2016, t’i pakësohet fondi prej 5 450 000 (pesë milionë e katërqind e pesëdhjetë mijë) lekësh në shpenzimet e personelit; b) Programit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, për vitin 2016, t’i shtohet fondi në masën 5 450 000 (pesë milionë e katërqind e pesëdhjetë mijë) lekë për shpenzime operative. Qeveria vendosi miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2017- 2020 dhe të planit të saj të veprimit. Qeveria vendosi miratimin e rregullit teknik “Për instrumentet matëse”. Qeveria vendosi që në buxhetin e vitit 2016, miratuar për Kuvendin, të shtohet fondi prej 2 372 097 (dy milionë e treqind e shtatëdhjetë e dy mijë e nëntëdhjetë e shtatë) lekësh, për shpenzime kapitale. Qeveria vendosi miratimin, në parim, të ndryshimit 2 të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës së Zvicrës, për dhënien e asistencës financiare për projektin e rehabilitimit të kaskadës së lumit Drin, miratuar me vendimin nr.508, datë 24.10.1994, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e marrëveshjeve të grantit të ndërtimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës së Zvicrës, për projektet e rehabilitimit të hidrocentraleve dhe zvogëlimin e humbjeve joteknike në energjinë elektrike”. Qeveria vendosi përcaktimin e ngjyrës, shenjave dhe përdorimin e mjeteve të Policisë së Shtetit.