Shpallja e Berishës “non-grata”/ Ilirjana Kuçana: Angazhimet perëndimore kanë stopuar pikërisht kur ai u largua nga pushteti

2815
Sigal

Sot mora vesh nëpërmjet portaleve dhe mediave informuese ndalimin e hyrjes së ish-Kryeministrit Sali Berisha në ShBA.

Ka disa gjëra dhe kontradikta që më bënë përshtypje nga ky lajm.
Së pari ky vendim duhej të ishte shoqëruar me një raport të detajuar ku të tregoheshin arsyet e këtij vendimi drastik. Boll më me këto vendime dhe raporte shantazuese ndaj politikanëve në Shqipëri!
Ata kanë qenë njerëzit më të rëndësishëm të jetës politike në Shqipëri! Nëse ka fakte dhe raporte të përfshirjes së këtyre politikanëve në korupsion aktiv, le të bëhen publike, e meritojmë! Por kur këto veprime janë arbitrare, të porositura për të ndaluar dhe presionuar aktivitetin politik apo për të ju shërbyer qeverisë dhe propagandës së tyre më duket e padrejtë!
Personalisht mendoj që ky veprim është një formë presioni për të ndaluar protestat masive që mund të ndodhin në Shqipëri për shkak të masakrës zgjedhore dhe për ti dhënë qeverisë alibinë se kauza e opozitës është shpëtimi i drejtuesit të saj historik.
ShBA duhet ta dijë dhe mendoj që duhet rikujtuar për Shqiptarët se Sali Berisha është i pari president që ka zhvilluar takim zyrtar në ShBA. Është po ashtu i pari dhe i vetmi kryeministër që ka pritur në vizitë zyrtare një President të ShBA në detyrë. Sali Berisha ka firmosur marveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Si kryeministër në detyrë ka qenë promotor i politikava perëndimore në Shqipëri, të konkluduara me anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike NATO. Është kryeministri në detyrë që ka përmbushur kushtet për lëvizjen e lirë dhe pa viza në zonën Scheneng(Shengen).
Të gjitha këto arritje kanë ardhur në kohën kur ky politikan ka pasur pushtet dhe mund të ketë konsumuar “korrupsioni” për të cilin sot e sjellin si arsye për ndalimin e hyrjes së tij në ShBA.
Angazhimet perëndimore kanë stopuar pikërisht kur ai u largua nga pushteti.
Shqiptarët e dinë mirë se kush qeveri dhe politikanë kanë qenë promotorë dhe perëndim-dashës në Shqipëri, dhe kush janë bijtë e etërve të shkolluar në ish-Bashkimin Sovjetik, duke ndryshuar dhe diskursin e reformave në Shqipëri.
Ka plotë 8 vite që Shqipërisë vetëm sa i janë shtuar kushtet, ka bërë hapa mbrapa në çdo tregues vjetor të Demokracisë.
E nderuar Ambasadore, anti-Amerikanin dhe anti-Europianin më të madh e keni në kahun tjetër. Pikërisht mikun e ngushtë të Erdoganit, që presiononte Europën me diskursin prolindor të Shqipërisë në rast se ata nuk hapnin negociatat me Shqipërinë!
E nderuar Ambasadore, ne e dimë, bëni
mirë detyrën tuaj dhe mirëinformoni siç duhet autoritetet e DASH. E nderuar Ambasadore mos u bëni palë me të keqen e Shqiptarëve për interesat tuaja personale!
E nderuar Ambasadore me veprimet tuaja dhe të paraardhësve tuaj, po vini në dyshim dashamirësinë e popullit amerikan nda popullit më pro-Amerikan në rajon dhe Europë!