Shoqëria civile proteston për të drejtat e fëmijëve, i dorëzojnë peticionin Ilir Metës

561
Sigal

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, shoqëria civile ka dalë në një marshim-protestë, për të bërë thirrje për mbrojtjen e fëmijëve, dhe për të nxjerrë në pah të gjitha problematikat e të vegjëlve.

Gjatë marshimit të tyre, ata kanë shkuar në Presidencë, ku i kanë dorëzuar Iril Metës një peticion pikërisht për çështjet e sipërpërmendura.

“Të angazhohemi për të gjithë ata fëmijë që nuk kanë mundësi të festojnë. Këtë peticion do ta lexoj me shumë vëmendje. Është një kambanë alarmi raporti i “Save the children”. Shpresojmë që 1 qershori tjetër të jetë më i gëzueshëm për të gjithë fëmijët”, u shpreh kreu i shtetit, duke e cilësuar këtë protestë si “protestë konstruktive” dhe të rëndësishme.