Shkrimtari Kim Mehmeti: Piktori një arushaxhi, jo burrështetas! Do ta kisha goditur po të më afrohej…

457
Sigal

I ftuar i moderatores Juli Kristafi në emisionin e ‘Ora 19’, ka qënë shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut Kim Mehmeti.

Temë e bisedës u bë edhe dhënia e shtetësisë shqiptare nga presidenti Meta ndaj tij dhe familjes.

Mehmeti u shpreh se nuk është ky rasti që Rama ta godasi Metën me listën e dekoratave, pasi sipas tij, ‘shqiptaria po zbrazet dhe po zbrazet nga qeverisja e piktorit’.

‘Piktori ka jetuar dhe do tentojë në bazë të grindjes që nxit. Nëse gërvisht pak më shumë se piktorin dhe qeverinë, kupton që ka probleme madhore për shqiptarinë. S’mund ti jepet fati i popullit një të papërgjegjshmi, një batutaxhiu. Piktori ngjan më shumë si arushaxhi, sesa burrshtetas! Por shqiptaria po zbrazet, po shkatërrohet familja shqiptare dhe piktori po merret me listën e atyre  që marrin dekorata. Pse mos të merremi me lekët që shpenzon qeveria’, ka thënë Mehmeti.

Lidhur me reagimin e piktorit në Opinion, Mehmeti thekson se aty duhet të ishin çuar gazetarët e panelit.

“Nuk duhet të ishte çuar Piktori, por gazetarët. Unë të paktën do tia kisha futur me mikrofon kokës”