Shkrimi i “Mother Jones” LSI: Manipulim, mashtrim, pa fakte dhe i shtrembëruar

452
Sigal

Lidhur me mashtrimet e Mother Jones, Zyra e Shtypit e Lëvizjes Socialiste për Integrim sqaron sa më poshtë:  

Artikulli i MotherJones është manipulim, mashtrim, pa fakte dhe i shtrembëruar. Përgjigjet e LSI nuk u pasqyruan në këtë artikull. Zyra e Shtypit e LSI u kontaktua disa ditë më parë nga gazetarja e MotherJones. Disponojmë emailet dhe të gjitha pyetjet dhe përgjigjet, të cilat po i vëmë në dispozicion të opinionit publik. MotherJones ose FatherSoros nuk i pasqyroi këto përgjigje në artikull. Shtrojmë Pyetjen: Përse ka frikë MotherJones nga përgjigjet e LSI-së? Sa herë ka komunikuar MotherJones me Endri Fugën?  

MotherJones tregoi që paguhet me paratë e drogës dhe krimit të organizuar të Edi Ramës. Ky artikull i MotherJones nuk mund ta fshehë dot dështimin e Edi Ramës sot në Gjermani.  

Zyra e Shtypit e LSI bën të ditur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të hedhë në gjyq MotherJones për shpifje.